Basha: Betejën e nisëm dhe do ta vazhdojmë deri në fund

420
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha e quan një hap të madh miratimin e projektligjit “historik” për Dekriminalizimin nga komisioni i posacëm parlamentar.
“Nisma jonë tashmë me konsensusin e të gjitha palëve do t’i japë fund njëres prej njollave dhe plagëve më të mëdha të Shqipërisë në 25 vite. Kjo është një ngjarje e rëndësishme për demokracinë shqiptare, që do të vuloset me miratimin e projektligjit në Kuvendin e Shqipërisë dhe me fillimin e zbatimit të tij pa humbur asnjë ditë ” shkruan Basha në një reagim në profilin e tij në facebook.
Më tej ai falenderon qytetarët shqiptarë që pavarësisht bindjeve politike, mbështetën dhe nxitën fuqishëm kauzën jetike të dekriminalizmit.
“Falenderime të thella për miqtë dhe partnerët tanë, SHBA dhe BE, ndihma e të cilëve ka qenë dhe mbetet vendimtare për ta bërë dekriminalizmin ligj dhe realitet të jetës tonë politike dhe insitucionale. Kam besim se ky eshte fillimi i një ere te re, pa krim të veshur me pushtet, pa pushtet të veshur me krim. Për këtë qëllim e nisëm dhe do ta vazhdojmë deri në fund këtë betejë.
Sigal