Basha: Bashkëpunim për reformën në drejtësi, po sfidohet ligji për dekriminalizimin

464
Reforma në Drejtësi, Dekriminalizimi dhe zgjedhjet ishin tre çështje për të cilat Basha ndau të diskutojë me dy eurodeputetët Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein.
Basha tha se opozita është gatshëm për bashkëpunim me mazhorancën për reformën në drejtësi. Ndërsa në lidhje me dekriminalizimin Basha tha se ky ligj po sfidohet ende pa nisur punë.
Basha: Opozita shprehu vullnet për bashkëpunim të hapur dhe pa kushte me mazhornacën në fyrmën e konsensusit për të luftuar korrupsionin dhe jo për të kapur drejtësinë. Theksova rëndësinë që merr dialogu politik. Për një vit e gjysmë kryeministri nuk i është përgjigjur ftesës së opozitës për një punë konsensuale.
Dy eurodeputetët kanë dhënë kontributin për marrëveshjen e 24 dhjetorit, theksova faktin se shpirti i ligjit të dekriminalizimit po sfidohet ende pa nisur punë. Po përmend rastin e Arben Ndokës që u bë emblema e kauzës së dekriminalizimit. Sot ështrë figura kryesore e PS në Lezhë, i cili kërcënon me jetë një deputet të PS. Krimi nuk po ndahet nga Rama.
Sigal