Basha: Banka Botërore konfirmon, rritja e taksave po rrënon ekonominë shqiptare

520
Kreu i PD-së Lulzim Basha thotë se rritja e taksave po rrënon ekonominë shqiptare dhe se investitorët e huaj që duan të investojnë në Ballkan, e shohin Shqipërinë si zgjedhjen e fundit. Duke iu referuar një raporti të Bankës Botërore, Basha thotë se Shqipëria ka humbur 7 vende në vlerësimin “Doing Business 2018”.
“Banka Botërore konfirmon: Rritja e taksave po rrënon ekonominë shqiptare. Shqiperia humbet 7 vende ne vleresimin e Raportit te Bankes Boterore ‘Doing Business 2018’. Faktori kryesor i këtij përkeqësimi është rritja e taksave dhe detyrimeve, duke humbur plot 28 vende për këtë arsye. Raporti shprehet se 37.3% e fitimit shkon për taksa dhe kontribute, ndërkohë që qeveria zvarrit pafundësisht rimbursimin e TVSH-së.

Fqinjët tanë vazhdojnë të kenë një renditje më të mirë sesa Shqipëria e cila renditet në vendin e 65. Maqedonia renditet në vendin e 11, Kosova në vendin e 40, Mali i Zi në vendin e 42, duke treguar përparësi krahasuar me Shqipërinë.

Edhe këtë vit, ashtu si vitin e kaluar, mesazhi është shumë i qartë:

Investitorët e huaj që duan të investojnë në Ballkan, e shohin Shqipërinë si zgjedhjen e fundit. Janë vendet fqinje (Maqedonia, Kosova dhe Mali i Zi) të cilat do të jenë më të afta për të thithur investitorët e huaj”, shkruan Basha.
Sigal