Lulzim Basha apel shqiptarëve: Bashkohuni sërish ditën e hënë për t’i dhënë fund diktaturës

479
Sigal

Kreu i opozitës Lulzim Basha, ka folur për mediat pas takimit me kryetarët e bashkive të djathta.

Ai ka falënderuar shqiptarët që i thanë jo zgjedhjeve farsë të 30 qershorit, ndërsa i ka ftuar që të bashkohen sërish ditën e hënë në orën 20:00 për të vijuar betejën deri në rrëzimin e plotë të diktaturës.

‘Dua të ftoj të gjithë qytetarët shqiptarë, të rinjtë dhe të reja, të na bashkohen ditën e hënë në orën 20:00 në një protestë të madhe kombëtare, për të vazhduar të vendosur pa asnjë hap pas betejën tonë për çmontimin e diktaturës dhe të ardhmen e Shqipërisë europiane’, tha Basha për mediat.