Basha apel qeverisë: Të mos përsërisë incidentet gjatë votimit, numërimi me rëndësi

490
Në daljen e parë publike të tij pas mbylljes së votimeve Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha bëri apel qeverisë të mos përsërisë incidentet e ndodhura gjatë ditës në procesin e numërimit dhe të dorëzimit të kutive të votimit
”Rëndësi ka procesi i numërimit të votave, i bëj thirrje kësaj qeverie të mos përsërisë dhunimet dhe incidentet dhe parregullsitë e vërejtura gjatë ditës në procesin kyc të numërimit të votave dhe finalizimit të dorëzimit të votave” tha Basha.
Gjithashtu Basha bëri thirrje numëruesve të APPD të qëndrojnë në lartësinë e detyrës “Inkurajoj të kryejnë detyrën sipas ligjit. Ka rëndësi zbatimi me përpikmëri i leximit me transparencë në kutitë e votimit’ tha Basha.
Sigal