Basha: Anëtarsimi në Nato, rezultat i suksesit të reformave.

108

Sot përkujtojmë 5 vjetorin e anëtarsimit në aleancën më të madhe të lirisë që bota ka njohur ndonjëherë, cka shënon dhe arritjen më madhore të shqiptarëve në fushën e sigurisë dhe lirisë së tyre së bashku me Pavarësinë e Kosovës.

Anëtarsimi i Shqipërisë në NATO erdhi si rezultat i suksesit të reformave që konsoliduan shtetin ligjor, lirit dhe të drejtat e qytetarëve, që e shndërruan Shqipërinë në një nga vendet më të sigurta në rajon, demokracinë shqiptare në një demokraci funksionale që garantuan suksesin e ekonomisë së tregut, transformimin e Forcave të Armatosura, dhe kontributin domethënës të Shqipërisë në të gjitha frontet dhe zonat ku NATO kërkoi mbështetjen tonë. Mirënjohje dhe nderim për punën dhe përkushtimin e administratës dhe ushtarakëve shqiptarë që mundësuan suksesin e reformave për anëtarsimin e Shqipërisë në NATO. Mirënjohje të vecantë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për mbështetjen e fuqishme që i dha Shqipërisë në procesin e anëtarsimit në Aleancën e Atlantikut të Veriut si dhe për vendet anëtare te NATO qe vlerësuan 5 vjet më parë arritjet e Shqipërisë dhe e pranuan në gjirin e tyre. Anëtarsimi i Shqipërisë në NATO është historia e një suksesi kombëtar për shkak të reformave të guximshme të ndërmarra nga shumica demokrate që mposhtën cdo kundërshtim dhe bindën cdo skeptik. Është po kështu një mësim i mirë për rrugën drejt anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, që mbetet misioni hyjnor i Partisë Demokratike.