Basha akuza Ramës: Po saboton vettingun. Zgjidh, je me bandat e Elbasanit apo me drejtësinë (Video)

542
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas vendimit të marrë në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Ligjeve për shkurtimin e fondeve dhe të punonjësve për institucionet e vettingut. Në një deklaratë për mediat, Basha akuzoi kryeministrin Rama se po saboton zbatimin e vettingut, proces i cili sipas kreut të PD, duhet të fillojë sa më parë.
Kryedemokrati u shpreh se Rama shkurton buxhetin për vettingun me justifikimin për të mos shpenzuar paratë e qytetarë, por nga ana tjetër, sipas Bashës, “ka plot para për sharës me pagesë”.
“Vettingu të nisë pa vonesë. Rama po saboton vettingun, shkurtoi strukturat. Ka shkurtuar me 40 % shpenzimet për institucionet e vettingut. Edhe sot tha se këtë e ka bërë për të mos shpenzuar paratë e qytetarëve. Rama ka plot para për sharës me pagesë, por nuk ka për institucionet e vettingut. Nuk po gjenden para për të mbështetur me këshilltarë institucionet e vettingut.
Ne nuk bllokuam vettingun, por përpjekjen për ta kapur atë. Ne e votuam vettingun në 22 korrik të vitit të kaluar, dhe komisionet e vettingut janë ngritur me votën e PD. Ne votuam në komisionin e Ligjeve që këto institucione të kenë mbështetjen e duhur financiare dhe me këshilltarë që të mund të kenë sukses. Duhet të ndajmë shapin nga sheqeri. Rama me fjalë del si kampion i vetingut, por nga faktet del se është sabotues. Rama duhet ta ndajë mendjen, o me bandat o me drejtësinë. Të enjten në seancë parlamentare, grupi i PD do të propozojë amendamentet për vettingun”, tha Basha.
Sigal