Basha: 30 qershori është rrëzuar pa ardhur ende

534
Sigal

“Pasnesër është 30 qershori, kur Edi Rama do të kryejë aktin e fundit politik të regjimit të tij para rrëzimit.

Një gjë sot është e qartë: 30 qershori është rrëzuar pa ardhur ende. Votimet farsë janë bërë pa ardhur ende. Por 30 qershori, nga një garë politike ku do të kërkonte fitore, është kthyer tashmë në varrezën politike të Edi Ramës.

Ka vetëm një mënyrë që ne mund t’i japim oksigjen kësaj kufome politike: Kjo është dhuna.

Edi Rama po kërkon viktima, që t’i përdorë ato për të justifikuar apo mbajtur pushtetin, por ne nuk duhet të lejojmë që asnjë fije floku i asnjë shqiptari të preket për të zgjatur jetën e kësaj kufome politike.

Ndaj ju ftoj të gjithëve që të mos biem pre e provokimeve të Edi Ramës· Refuzojeni Edi Ramën!

Braktiseni Edi Ramën!

· Mos iu përkulni presionit të tij për të dalë në votimet farsë!

·Denonconi çdo gjë që regjimi i tij bën, presionin, dhunën, fallsfikimin, mashtrimin!

Mbi të gjitha, le të jemi bashkë më 30 qershor, duke ngritur zërin si qytetarë të denjë europianë.

Ne jemi shumica!

Ne jemi forca!