Bardhyl Berberi: Politikës në Shqipëri i ka humbur PIN-i

517
Ky nivel i të bërit politikë po njollos dhe po dëmton imazhin e shqiptarëve skajshmërish
Politikës në Shqipëri i ka humbur PIN-i
Bardhyl BERBERI 
– Projektet konkrete për zgjidhjen e problemeve për zgjedhjet PS dhe PD vazhdojnë të notojnë në ujëra të turbullta
Në gjitha ambientet intelektuale pritshmëritë janë të larta për një parlament konstruktiv që i shërben popullit, por frika ekziston, nëse do të votohet me lista të mbyllura aty do të vijnë hienat dhe do ta bëjnë parlamentin përshesh. 
Ethet elektorale kanë kapluar vendin tonë. Nga zgjedhjet parlamentare na ndajnë vetëm gjashtë muaj pas dekretimit të datës 18 qershor nga presidenti aktual. Por politikës shqiptare i ka humbur PIN-i thotë një i moshuar në Pogradec. Deputetë dhe ministra të mazhorancës dhe të opozitës i sheh si qengja të urtë që pinë kafe me militantë dhe iu “ qajnë hallet “ pas tre vjet e gjysmë që nuk i kanë parë me sy. Aktorët janë në skenë, e spektatorët e nderuar me dëshirë ose pa dëshirë, me telefonata e me kërcënime duhet të jenë në sheshet dhe pallatet e sportit ku ata duhet t`i mbushin dhe të dëgjojnë gënjeshtrat e radhës. Ky nivel i të bërit politikë po njollos dhe po dëmton imazhin e shqiptarëve skajshmërish. Grindavecë njëra palë i bie gozhdës dhe pala tjetër patkoit .Aq më tepër që ata po luajnë një bllof të madh zgjatjen dhe stërzgjatjen pa kufi të Vetingut .…


Për më tepër në botimin e nesërm të gazetës “Telegraf”…
Sigal