Bardhyl Berberi: Politikanë që na sjellin dëshpërim edhe kur kemi…festa!

455
Sigal

Një fjalë e urtë në Mokër thotë “ Gosti të hash cdo ditë dhe të mërzitet “
e jo të shohësh dhe të dëgjosh këta karagjozët e politikës… E pamë për të 26-in
vit që festa e Çlirimit u festua e ndarë 
me vete opozita më 28 Nëntor dhe më vete pozita më datën 29 nëntor, a e
kuptoni marrëzinë e politikanëve tanë që për një datë historike nuk bien dakord
e jo të  bien dakord për çështje
themelore siç është Vetingu që e hedhin dhe e presin sikur të jetë top futbolli
. Eh, këta politikanëve të dëshpëruar, kanë 
vënë në qendër hakmarrjen politike, duke kapërcyer normat elementare të
demokracisë . Një shoqëri e hapur e cila do të integrohet, nuk mund ti pranojmë
shfaqjet qesharake të partive që kanë mbijetuar jo me strategji ndryshimi, por
me modele të dala jashtë çdo standardi demokratik  që e ngrenë strategjinë e tyre mbi  loja fjalësh, mashtrimesh dhe grindjesh sikur
të jenë kalamaj kopshti. Partitë , nuk
ecën drejt  progresit , por programi i
tyre  u mbyt nga korrupsioni,
informaliteti dhe analfabetizmi, të cilat u bënë simbole të qeverisjes  së keqe 
viteve të tyre  në pushtet në këto
vite demokracie. Duke mos pasur asgjë për tu mburrur para zgjedhësve  ata e kanë 
në arkivin bosh pa asnjë arritje  
pozitive, ata  po venë  në zbatim strategjinë e njohur, atë të
mashtrimit elektoral, një nga armët më të forta për të realizuar qëllimet e
tyre , mbi gënjeshtra dhe elementët mashtrues e manipuluese. Por në
Shqipëri  nuk ka asnjë herë ditë të gëzueshme  , ka sherre banale  , sepse pala që po shantazhon e  ngre zërin  
për të imponuar me çdo kusht alternativën e saj, e cila vjen nga
përfaqësuesit e persekutorëve të pushtetit të djeshëm. Është mëkat që pas 26
vjetësh të shohësh  “Ato” fytyra që kanë qenë
edhe në diktaturë deputetë apo  drejtues
të PPSH. Këta persekutorë që po ulërijnë fuqishëm, bëjnë presion sikur të jenë
koka e Zeusit, që pa ata nuk mund të zhvillohen seanca parlamentare  me bukë për problemet që ka vendi por seanca
inatçore me shpifje dhe fjalë të pista që nuk i ngre kandari . Çuditërisht ata
nuk kuptojnë një gjë që janë bërë donkishoteskë deri tek imitimet që iu bëjnë
fëmijët e kopshtit gjestikulacionit të tyre ordiner… Nëse ky takëm
politikanësh  vazhdojnë me marrëzitë  e dikurshme , populli nuk mund të harrojë, aq
më keq historia e tyre skandaloze  e
drejtimit që i kanë mbjellë popullit fatkeqësi si ajo e trazirave të vitit
1997. Por populistët e kësaj kategorie
shkojnë edhe më tej, duke ju kujtuar 
popullit shqiptar se `97  nuk
ishte gjë fare para asaj që   ATA
mund  tju 
sjellin !  Të paaftë për të bërë
dhe drejtuar shtet,  na kanë
zhgënjyer  , kemi parë tek këto forca
politike  dështake që kanë që vetëm një
gjë e kanë bërë mirë  grabitjen e
popullit… deri në palcë kanë lënë në një varfëri të tejskajshme. Kjo situatë
brenda dhe rrotull saj, e mbushur me iluzione destruktive, ka sjellë dhe mban
gjallë elementë të dështuara që nuk kanë vlerësuar kurrë ndryshimin dhe
aftësitë e njerëzve për të punuar, por gjithnjë është prirur nga cinizmi dhe
egoizmi populist për të papriturën e radhës. Shqiptarët tash janë tepër të
vëmendshëm dhe nuk mund ta pranojnë diletantizmin euforik, pedantizmin sa për
sy e faqe dhe paaftësitë e drejtuesve të kësaj force politikbërëse. Shqiptarët
nuk mund të gënjehen nga ky “teatër politik”, sepse e dinë mirë se si i Kanë
realizuar  programet qeverisëse partitë
politike. Shqiptarët  e kanë  të drejtën legjitime për të hapur një
kapitull të ri vlerash, në zgjedhjet parlamentare, në qershorin e ardhshëm:  Të vendos përfaqësues, udhëheqës njerëz të
drejt dhe të moralshëm, me vizion të plot, që të marrin vendime jetike për
vendin jo aventurierë, kriminelë apo trafikantë femrash që i kanë duart e lyera
me gjak dhe korrupsion  që e kanë çuar
vendin në humnerë. Është kjo arsyeja që edhe kur jemi në ditë festash
politikanët tanë na sjellin trishtim  dhe
dëshpërim pasi dhe në festa ata janë inatçorë dhe e krijojnë stuhinë në gotën e
ujit  vetëm që ky vend asnjë herë të mos
jetë I qetë por kaotik që ata të peshkojnë sa më mirë…