Bardhyl Berberi: Partia e Blushit dhe e Bojaxhiut do të gjykohen në qershorin tjetër

500
Sigal

Gazeta Telegraf/

Iku Blushi nga PS, dhe
Bojaxhiu nga PD dhe pagëzuan dy parti të reja. Dikush nga radhët e partive që
ata kanë dalë thotë kanë bërë gabim, duhet të luftonin në partinë e tyre që
kanë qënë më përpara.  Për hir të së
vërtetës duhet thënë se Blushi dhe Bojaxhiu ishtin vlera, njëri brenda PS dhe
tjetri brenda PD, të cilët me bagazhin dhe qytetarinë e tyre jepnin mendje për
shumë çështje delikate. Ishin politikanë karriere në partitë e tyre të
dikurshme dhe ju përkisnin atyre mendjeve të ndritura brenda PS dhe PD, për të
cilët partitë e tyre kishin nevojë për një mendim ndryshe dhe me bukë. Bojaxhiu
i shkolluar në SHBA, ndërsa Blushi me një begraund të pasur jo vetëm në
politikë por edhe si publicist dhe shkrimtar me vlera… Por, pse kaq alarm nga
PS dhe PD pasi krijimit të partive të reja të Blushit dhe Bojaxhiut, që secili
prej tyre do të marri nga hambari i madh i partive të tyre që kanë milituar për
shumë vite… Ata ikën së pari sepse mendonin ndryshe dhe kishin alternativa të
tjera për drejtimin e partisë pse jo dhe për një karrierë personale  dhe së dyti se kryetarët aktualë  dhe shumë steka  të vjetra në dy partitë respektive ua u
kishin mbyllur hapësirat. Kanë ikur dhe shumë steka të të tjera të forta,
kapacitete si Kaç Islami apo Arben Malaj, madje në këtë grup për t’u larguar
vite më parë ka qënë e Blushi por krejt papritur i la “shokët në baltë” dhe u
rifut në vathën e PS si djalë i penduar. Por më pas e kuptoi që atij nuk i
hapte vend njeri brenda PS atje ku ëndërronte ai madje u ndërrua edhe statute
dhe ai nuk konkuroj dot përballë Ramës. Blushit i “plasi buza”, ai e filloi
luftën në parlament dhe me libra.  madje
atë që nuk e ka bërë opozita aktuale “baltën” më të madhe PS së ia ka hedhur
Blushi. Ai nuk ka lënë frëngji pa hapur zjarr në parlament çdo të enjte kundër
PS për të gjitha mos-arritjet që nga varfëria deri tek korrupsioni dhe
kanabisi. Po nuk çau dot, duket zëri i tij i ngjirur si i një njeriu që  bërtet 
në shkretëtirë dhe nuk e dëgjon njeri. Blushi u hoq zvarrë që pas
kongresit të PS me një këmbë brenda dhe një tjetër jashtë PS, pasi donte
mbështetje nga deputetë të tjerë. Vetëm 
Hafizi i qëndroj besnike  dhe deri
diku  edhe  z. Dade gjatë kongresit, por më pas heshti…
Blushi pati qëllim të marri partinë dhe më pas postin e kryeministrit  duke arritur të theksojë  se ai mund 
të drejtojë më mirë se sa Rama… Por askush nuk ia vëshëlleu. Dhe nuk
kishte se si t`i afronin  Blushit  karriken nr. 1 gjithë ata senatorë të vjetër
të PS, që janë thinjur aty, që nga Majko me shokë të cilët ishin aty dhe e
kishin një ëndërrr në sirtar. Po kështu edhe Bojaxhiu i cili doli i vetëm si
konkurent për kryetar Bashkie, por jo të veshur fanelën e PD së. Në Tiranë gjatë
fushatës ai e kritikoi ashpër partinë e tij nga kishte dale, madje ai mori një
sasi të konsiderueshme votash . Të dy si Blushi dhe Bojaxhiu  po ngrenë dy parti nga hiçi. Përveç Ilir
Metës kur krijoi LSI në që pati sukses, personazhe të tjerë të politikës kur
ikën nga dy partitë e mëdha, u tretën si Petro Koçi apo Bamir Topi që nuk
siguruan dot as edhe një deputet. Humbën 
dhe vetëm belbëzuan me refrenet e tyre të pafundme ngelën me një
elektorat që nuk mbushnin dot një autobus. Vitin tjetër në qershor  ata do të përballen me  arena zgjedhjesh. Ata do të kenë dy beteja ,
kundërshtarin e fortë brenda llojit nga partitë e tyre që kanë dalë dhe
brishtësinë e partisë së re të tyre që ngjan me një foshnjë të porsa ngitur në
këmbë. Deklarat e Bojaxhiut sot se do të luftojë i vetëm dhe nuk do të bëj
aleancë me asnjë parti politike dukej pak donkishoteske Çfarë presin ata sapo
të futen në sofrën e madhe të politikës të rrëmbejnë copën e madhe të kulaçit!
Dhe për të justifikuar gjithë këtë tymnajë që kanë ngritur duhet të fitojnë më
parë vota dhe elektorat, kjo është çështja. Sepse ata nuk kanë asgjë, nuk janë
as ministra, as drejtorë, as kryetarë bashkish që njerëzit t`i lidhin interesa.
Ata nuk mund të thithin elektorat duke demaskuar partitë e tyre  nga kanë dalë 
por duke dhënë alternative të reja, vetëm me mllefi dhe duke hedhur
baltë mbi paraardhësit e tyre  nuk mund
të marrish atë që t`i kërkon me emergjencë. Dhe pastaj ne njerëz jemi, kur
ndjehemi të dëshpëruar, jemi të mllefosur, natyrisht se do kemi më pas një “hakmarrje”
ndaj atyre që u besuam dhe na zhgënjyen, por shqiptarët duan alternativa dhe
sinqeritet dhe të mos gënjehen më me premtime boshe. Ata një gjë duhet të
kuptojnë se ky popull i zhgënjyer kurrsesi nuk do t’i shikojë dy partitë e reja
të tyre si kamardare shpëtimi. Populli është në pikën e dëshpërimit dhe është
konsumuar aq shumë nga mashtrimet që premtimet tuaja të reja do t’i marrin me
rezerva. Dhe ajo që do të duket tek ju dhe do të ketë shumë vlera tek partia
juaj se çfarë figura do të mblidhni drejt vetes. Nëse tek partitë tuaj do të
shohin  “kuaj” të ngordhur që kanë
bredhur sa nga njëra parti tek tjetra vetëm 
për të kapur ndonjë karrike apo tender 
ata do ta kenë davanë e humbur që në momentin e parë. E themi këtë
argument se ky takëm partish të reja së pari nuk rendin të marrin në parti
njerëz të rinj dhe kapacitete por mbledhin ata të pakënaqurit në të dyja krahët.
Mos ndodhtë kështu se do të jetë fatale për ata vetë. Për herë të parë e
shpërfaq këtë fakt për këto dy parti të reja se “Ajri i pushtetit është shumë i
rëndë dhe në shumë raste ai të deh por dhe të asfikson”.