Bardhyl Berberi/ Parlament mediokër me vota listash

499
Tragjedia më e madhe e kohës sonë është Vota jonë, këtë takëm parlamentarësh të paaftësh I kemi sjellë me votën që nuk dihet ku shkon tamam si një prostitutë. Dje parlamenti kishte datlindjen mbushi 25 vjet ! Zakonisht në përvjetorë nuk bëhen vrejtje por meqënse ky parlamenti ynë është specific po japim disa opinione për këtë “tempull të mendimit të lirë“. Parlamenti ynë me deputëtë varës ,parlament me analfabetë me diploma të blera ,parlamenatrë gënjeshtarë që nuk mbani asnjë premtim ndaj elektoratit ,parmanetarë të përfshirë në afera korruptive që sapo merrni mandatin me listat e famëshme e shkoni elektoratin tuaj me dylbi .Këto janë dis amodele të reja të parlamentarizmit shqiptar që nuk ka shkencë politike që mund ta zbërthejë metodologjinë e tij… Ju jeni të jshatëzakonshëm brenda antës ju ndërroni kushtetutën i bëni ligjet si ja u do puan dy të mëdhenjëve , luanin me kushtetutën me dokumentin themelor të shtetit ashtu sikur luajnë fëmijët në kopësht. Natyrshëm, lind pyetja kush e ka fajin për të gjitha këto ? 

Vota ime… Sa e pa besë që më je ti vota ime e mallkuar. Si përbindësh që na ke hyrë brenda vetes dhe je prezente në çdo qelizë të ekzistencës sonë, i gëlltitë pamëshirshëm të gjitha qytetet, fshatrat, trotuaret, godinat dhe shtëpitë e të varfërve. Në cilët grupe terminologjike gjuhësore je, në atë të besës shqiptare, që ka lindur si institucion juridike-politike me vlera të mbëdhaja shpirtërore, apo në atë të neveritëshme ? A ekziston shprehje më e shëmtuar e më e hidhur, më rrënqethëse e më perverse dhe e pasinqertë se ty o Vota ime? Atë ditë që unë vij të të hedh ty në kuti vishem sin ë ditë feste gjithë soleminitet por ti moj vota ime pse po më tradhëton. Pa na thuaj ç’të kemi bërë, të gjithë neve na ke marrë në qafë edhe pse ne të votojmë për veten tonë, e ti na çon nga të duash vet, na çon tek politikanët më të paaftë moralisht e intelektualisht, na çon te ata që u intereson paraja, femrat e shampanjë me orgjira nën dritën e qirinjëve vezulluesë .Ti moj votë tradhëetare nuk I shërben forcimit të atdheut atdheut , ekonominë jo rrallë herë na e con në greminë ,shpresat na I venti dhe ne marrim valixhet dhe ikim larg larg atdheut , tonë të mallkuar prej zhgënjimit tënd lemë shtëpinë dhe gjithcka të bukur që kemi ngritur për vite të tëra …
 Ti na mashtron vota ime , ne të gjitha shpresat e së mirës sonë i kemi në ty, e ti na humb këto shpresat e mirësisë e lirisë, ne të votojmë për të mirën tonë, e ju ktheheni kundër popullit tonë, ktheheni në krahë të politikanë të papërshtatshëm, të cilët janë të korruptuar deri në palcë. Unë dal të të votoj për veten time, e ti Votë më bëhesh e huaj; si s’të vjen turp pēr pafytyrësinë tënde, dhe pabesinë. Cuditërisht në këtë cast duke shkruar për Vota dhe votimet tona mu kujtua Shekspirin me dramat e tij tragjike ku vjedhjet, korrupcionet, vrasjet dhe zgjedhjet politike përgatiteshin nëpër zyrat e kancellarive të fshehta që kryheshin tinëzisht pas mesnate, kurse viktimat pasi i burgosnin apo i vrisnin I varrosnin me ceremony zyrtare. Vota ime e dashur e ke humbur shenjterinë dhe besnikërinë, je bërë prostituta më e madhe, sa poshtë e ke zbritur çmimin tënd, shitesh për një thes me miell , për një plazmë televizori për të larë borxhet e listët nëpër ushqimore, e keqja më e madhe është se nuk ke më cmimin që ti meriton e ke humbur besimi. Ti moj Votë e njerëzve të gjallë sa që nuk mund ta mbrosh veten edhe nga të vdekurit, edhe ata luajnë me ty gjatë ditës së votimit, ngrihen nga varri, pa i pyetur fare të gjallët, hynë në qendrat e votimit, votojnë e pastaj pësëri kthehen në varret e tyre, njësoj si Konstadini që ngrihej nga varri për hirë të Doruntinës. Tragjedia më e madhe e kohës sonë është Vota jonë, këtë takëm parlamentarësh të paaftësh I kemi sjellë me votën që nuk dihet ku shkon tamam si një prostitutë . Ku humbet votat jonë gjatē zgjedhjeve parlamentare duke na pjellur me mijëra vota të tjera pēr partitë tona qeveritare të cilat janë të korruptuara deri në palcë. Ta rruajmë votën tonë se ndryshe do vdesim urie dhe e keqja do të na mbyti si një metastazë kanceroze.
Sigal