Bardhyl Berberi / I shperfilluari Blushi dhe fjala e lamtumirës në Asamble

440
Në asamble Ben Blushi lexoj një tekst lamtumire. Nëse i vë në kandar fjalët e tij: “Nuk kam më interes…”, “Mallkoj ditën që jam bërë anëtar i kësaj asambleje”, “Nëse zgjedh midis PS dhe Shqipërisë do të zgjedh këtë të dytën… Anëtari i një partie quhet i dobishëm kur i bindet shumicës edhe pse mund të ketë të drejtë… Mund të jesh potencialisht shumë i zoti të kesh bërë emër në publicistikë të kesh një epërsi mbi të tjerët dhe ky potencial të kthehet në të kundërt, në të kundërt me shokët e tjerë që ecin me hap rreshtor në togën e bindur …Megjithatë Blushi besonte se do të kishte më shumë mbështetës brenda grupit …dhe e mori atë mësim të kahershëm të historisë së koka që del mbi të tjerat pritet. Realisht Blushi me fjalimin e mbajtur në Asamble bëri divorcin. 
Ai u shpërfill nga pjesa dërrmuese madje kërkuan shkarkimin e tij. Kuptohet, që gjithë ai ciklon që ngriti Blushi brenda llojit do të kishte një faturë kostoje. S’do mend, fjalët e tij janë vetëm një dëshmi për pasojat tepër tragjike që ka lënë mendësia kolektive e të gjitha partive shqiptare, të cilët fatkeqësisht janë rritur e formuar me edukatën e skajshme të injorimit dhe shpërfilljes sistematike të mendimit ndryshe. Gjithsesi, Blushi është vetëm njëri nga ato shumë “viktimat“ që i ka prodhuar politika shqiptare, tepër shpirtngushtë dhe tendencioze, e cila ende vazhdon ta mbajë të robëruar këtë demokraci të brishtë. Sjellja e këtillë kolektive dhe institucionale ju jep një leksion edhe ndonjë zëri tjetër që mendon ndryshe brenda partisë, se do të vijë dita që do ti bëhet gjyqi ashtu siç iu bë Blushit në Elbasan dhe së fundi në Asamble. Prandaj, kur i vjen rasti që të marrë pjesë në një manifestim ku shpalosen vetëm disa nga arritjet dhe sukseset e shumta të partisë në pushtet, kjo shumicë nuk duhet të ligështohet nga zërat kundra, ajo s’ka si të mos zihet ngushtë për faktin se nuk di asgjë për papunësinë apo varfërinë e skajshme apo që nuk është bërë asnjë metër rruge. Dhe këta zëra kundra që mund të mos vrasin veshin e titullarëve; Prandaj, është shumë e vështirë por, e domosdoshme që të pranojmë se: “Këta njerëz me kapacitet të plotë janë pjesë e jona, veprat e tyre janë pjesë e kulturës sonë, e shtetit tonë, identiteti tonë. 
Asnjëherë nuk do të jemi njerëz më të mirë pa ta, pa gjuhën e tyre, kulturën e tyre dhe mirësinë që ata na e japin”. Pikërisht ky konstatim për Blushin më është dashur të jetë përherë thelbi i kulturës sonë demokratike Pikërisht me këtë frymë ata mund t’i flakin paragjykimet negative që ekzistojnë në prerjen e kokave. Duke hequr dorë nga politika e injorimit dhe shpërfilljes së vazhdueshme ndaj tyre, ne duhet do ta kuptojnë se askush nuk e ka karrigen të përjetshme. Atë mund ta mbash duke zbatuar statutin jo duke adoptuar atë. Personalisht mendoj se Rama nëse do të bënte zgjedhje të reja për kryetar PS e kishte të sigurt se do të fitonte përsëri këtë vend… Por pse kërkon referendum? Hidhesh breg më breg! Prano zgjedhje dhe në punën tënde do të jesh më i qetë në karrigen e kryeministrit. Do të jesh pa ankth se do të sharrojnë këmbëzat e kolltukut ku je ulur nga shokët e tu. Por, për ta arritur standardet e Demokracisë së vërtetë, së pari duhet të heqin dorë nga prirja anakronike e destruktive, nga miti për “Njëshin” , egërshanë, të paqytetëruar etj. Fjalimi i fundit i Ben Blushit në Asamble duhet të shërbejnësi shembull i vetëçlirimit dhe vetëshërimit të gjithë klasës politike shqiptare nga paragjykimet, urrejtjet, fobitë, përbuzjet ndaj atyre që mendojnë ndryshe dhe kërkojnë me rigorozitet të zbatohet statute . E gjithëkjo mund të arrihet në radhë të parëduke e kërkuar vetë të vërtetën, duke zbritur aty me logjikën e arsyes së shëndoshë, dhe jo duke besuar verbërisht vetëm tek njëshi… Ben Blushi futet në radhën e shkrimtarëve e publicistëve të njohur që socialistët do të kenë nevojë për mendimet e tija të vyera . Mbase e kanë vështirë ta bëjnë këtë kthesë, por është e domosdoshme. Ndryshe, PS nuk do të jetë e sigurt në realizimin e mandatit që I ka dhënë populli . Fenomeni Blushi i ngjan një nëne që lan fëmijën në govatë dhe në fund hedh ujin e papastër nga govata dhe merr foshnjën e pastër …
Sigal