Bardhyl Berberi: Evropa nuk i ha petullat me ujë

523
Sigal

Gazeta Telegraf/


Bardhyl Berberi

Skena politike në Shqipëri po përjeton dridhje dhe çarje
të rënda tektonike. Po ndodhin veprime absurde politike. Parlamenti vazhdon të
jetë një vend sherri dhe përplasjesh ofendimesh me gjithfarë fjalori. Ajo rrugaçëri
e ai fjalor i rëndomtë që nuk mund të hasësh në asnjë ambient tjetër është
faktori i dhunës tek ne. Në Shqipëri dhuna zbret pikërisht nga ajo sallë e
shenjtë e popullit ku zhvillohet dialog rrugaçësh, thjesht një teatër pa maska.
Nga një rrugëtim gjysmak drejt shtigjeve të Brukselit, ky vend problematik po
pllakoset në baltën e vet ballkanike mes këtyre politikanëve amatorë që rrahin
ujë në hava. Një mallkim po e largon vendin nga, demokracia, dhe perspektiva. Diplomatët
e kancelarive në Bruksel janë të shokuar nga ajo çka po ndodh në këtë vend,
aspirant për BE që pritet të çelen negociatat. Ata e kanë mjaft vështirë të
gjejnë një zgjidhje diplomatike për shfrenimet politike të liderëve të krekosur
që secili nga palët do medaljen dhe meritën për çeljen e negociatave. Ndaj nuk
habit fakti që euro-diplomatët kanë vënë alarmin për situatën e krijuar, po
çirren me zë të forte për Vetingun, por zëri i tyre nuk është aq i fuqishëm, sa
është i thellë gjumi I thellë dhe veshi shurdh, që të mund ta zgjojë,
përfundimisht, nga kjo kllapi, korrupsion dhe drogë politikën tek ne. Kjo krizë
politike që ka mbërthyer këtë vend, nuk është e sotme, por është e vjetër, shumë
më e thellë sesa tani. Ta lëmë anash, komunizmin. Që nga viti 1991, në gjithë
këtë katrahurë politike, askush, asnjë subjekt politik, asnjë lider politik,
asnjë institucion shtetëror, nuk e merr fajin mbi vete, dhe kështu faji, si
përherë, mbetet jetim. Sipas pushtetit, të gjitha të këqijat që e kanë
katandisur vendin e ka fajin opozita aktuale, ndërsa opozita ‘ “ngordhalaqe “,
me petkun e korrupsionit dhe drogës ka anatemuar pushtetin. Në këtë baltosje
mbi njëri-tjetrin, populli është spektator, ndërsa problemet po shtohen dita ditës.
Populli po vuan, ka varfëri…. Shpresat janë të venitura. Blushi ka krijuar
parti të re dhe një libër të ri ku imagjinon në mënyrë artistike një atentat
ndaj kryeministrit që mund të “shpëtojë” Shqipërinë .. Në qershorin e ardhshëm partitë
politike do ta dorëzojnë legjitimitetin në duart e popullit. Ato shumë shpejt
do t`i shtrijnë dorën popullit dhe do të jenë në rolin e “lypësit” të votave –
deri në ditën e votimeve. Do të “mendojnë të premtojnë ” në fushatë, mullarë me
premtime me para nën dorë apo me thasë me miell dhe shlyerje listash ushqimesh
nëpër dyqane siç ka ndodhur rëndom . E vërteta u takon njerëzve të lirë, ata që
gënjejnë janë peng të mashtrimeve të veta, janë robër. Në politikë shpesh po
instrumentalizohet e vërteta, ajo ruhet në “sirtarë” dhe nxirret sipas nevojës
për dedikime të posaçme. Të jesh i mençur në politikë dhe në jetë, do të thotë
të dallosh të vërtetën, atë të cilën duhet thënë dhe për atë të cilën duhet
heshtur. Pushteti mbetet në fuqi me mashtrime, ushtrim të frikës dhe para të
pista. Politikanët kanë mbërthyer tërë shoqërinë me lojën e tyre mashtruese. Demokracia,
e cila, në fillimet e saj, mes nesh shkaktonte entuziazëm ekzaltues, është
transformuar në një kurth të lirisë. Ende jemi larg realitetit qytetar. Populli
s’është ende i vetëdijshëm se ka armën e votës dhe forcën e madhe, për të bërë
ndryshimin e proceseve dhe arritjen e kthesave pozitive! “Gjuha politike është
shpikur për të bërë që gënjeshtrat të tingëllojnë si të vërteta”, ka thënë
novelisti i njohur angleze, George Orwell. Një gënjeshtër e përsëritur 100
herë, do të dalë si e vërtetë, fenomen ky që mund të haset në mentalitetin e
politikanëve ballkanas. Politika është art i të mundshmes, ajo nuk është
statike, është fleksibile, deri në përmasa të pabesueshme. Për këtë shkak, populli
nuk i “kupton” politikanët. Ata sjellin në veprimet e tyre befasi të
vazhdueshme. Sepse, të jesh i sinqertë në politikë është një hiç . E vërteta shpesh
është e hidhur , sido që të gjithë përballemi më të .Në Mokër ka një shprehje “Më
shumë duhet armiku që e thotë të vërtetën në sy, sesa miku që gënjen“.
Politikanët tanë na gënjejnë vazhdimisht por çuditërisht u besojnë gënjeshtrave
të tyre në kohë fushate zgjedhjesh sidomos kur fakir fukarait I japin ndonjë lëmoshë
dhe I marrim votën për të sajuar përsëri një gënjeshtër të re kur të vijnë
zgjedhjet e tjera . Dhe gënjeshtra e radhës është ajo që amendamentet e
Vetingut të nisura komisionit të Venecias janë me gabime drejtshkrimore,