Bardha Spahia: Haradinaj do ia dalë edhe këtij makinacioni të rradhës

437
Sigal

Ish-deputeti demokrat, Bardha Spahia, në një shënim në profilin e tij në facebook, lidhur mbi dorëheqjen e kryeministrit kosovar Haradinaj shkruan se “çuditërisht lëvizja vjen kur ai është qëndrestari i vetëm i vënies së “kufirit tek thana” diplomacisë serbe për t’i mbyllur çdo rrugë Kosovës.”

‘Ramush Haradinaj për të tretën herë në Hagë. Çuditërisht lëvizja vjen kur ai është qëndrestari i vetëm i vënies së “kufirit tek thana” diplomacisë serbe për t’i mbyllur çdo rrugë Kosovës. Ramushi vërtetohet edhe njëherë njeri i lirë e burrë shteti duke dhënë dorëheqjen. Si qytetar e ish komandant trim i UÇK do ia dalë edhe këtij makinacioni të rradhës ndaj tij dhe krejt shqiptarisë. Një udhëheqës dinjitoz që bën krenar popullin e vet e çdo shqiptar. #MeRamushin’, shkruan Spahia.