Banori: Edi Rama, Unaza e Re është rruga e funeralit tënd politik

505
Sigal

Eksperti ligjor dhe banor i Unazës së Re Artan Manushaqe i ka bërë thirrje në emër të banorëve të tjerë kryeministrit Edi Rama të lirojë të arrestuarit dhe të mos e fusë policinë në vëllavrasje.

Në një prononcim pas vendimit të gjykatës së Tiranës për protestuesit e arrestuar, Manushaqe tha se vendimi për prishjen e banesave të tyre bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare.

“Edi Rama djemtë dhe vajzat e Shqipërisë nuk kanë vdekur. Nuk prishet asnjë tullë në Unazë të Re. Liroji djemtë dhe mos e fut policinë shqiptare në vëllavrasje. Edhe ata bij shqiptarësh. Edi Rama kjo Unazë e Re është rruga e funeralit tënd poitik. Nuk ia vjedh dot pronën, nuk e nxjerr dot nga shtëpia në 2018. Po e çon vendin në përplasje civile. Rama po tenton të mbyllë dhe fjalën e lirë qytetarëve. Mos ta çojë Unazën e Re dhe Tiranën në përplasje”, deklaroi Manushaqe.