Banorët e “Unazës së Re”: Ministrja Balluku ta mendojë mirë nëse do të vijë këtu

425
Sigal

Banorët e “Unazës së Re” janë futur në ditën e 94-t të protestës së tyre, duke kundërshtuar shembjen e banesave të tyre në kuadër të projektit për Unazën e Madhe. Protestuesit i kanë kërkuar kryeministrit Edi Rama të anulojë menjëherë projektin, ose në të kundërt do të përballet me një rezistencë të fortë. Një nga banorët e Astirit, i përmendi kryeministrit se pikërisht për shkak të protestës së tyre kanë dalë në shesh aferat korruptive dhe për këtë arsye janë larguar një pjesë e ministrave. “Edi Rama ta harrojë që me këto kukulla që zëvendësoi hajdutët do ia mbushë mendjen banorëve të “Unazës” e të Shqipërisë.”, tha protestuesi i cili më tej përmendi një thirrje për ministren e re të Infrastrukturës, Belinda Ballukun. Ministrja Balluku ta mendojë mirë, nëse do të vijë këtu, arkivolet janë ato që do sjellin. Hajdeni në “Unazën e Re” dhe do e shikoni si do përfundoni.”, tha protestuesi, i cili vazhdoi më tej duke thënë se “Rama po deshi ta provojë të vijë këtu”. Nën thirrjet “Shtëpitë tona do t’i mbrojmë me gjak”, protesta do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.