Banorët e “Unazës së Re”: Do të ikim nga rruga kur të ikësh ti nga qeveria. Ja çfarë paralajmëron opozita

489
Sigal

Nis protesta e banorëve të Astirit e cila hyn në ditën e 72 të saj ku banorët e kësaj zone kërkojnë anullimin e projektit të “Unazës së Re”, pasi sipas tyre ai është korruptiv dhe diskriminon duke nxjerrë nga banesat e tyre familjarët të cilët preken nga projekti.

Ata deklarojnë se protesta e tyre do të vijojë deri në anullimin e projektit duke iu bërë thirrje edhe qytetarëve të tjerë që t’i mbështesin.

Protestës së tyre i janë bashkuar edhe disa deputetë të opozitës të cilët u shprehën se të gjithë bashkë do të rindërtojmë institucionet demokratike që i përgjgjen interesave të këtij vendi dhe qytetarëve.

Sipas tyre projekti i “Unazës së Re” është një vepër kriminale. Çdo shqiptarë është me ju kundër Edi Ramës që do të vjedhi sepse ai është një hajdut që drejton një qeveri hajdute u shpreh Endrit Braimllari. “Sot shqiptarët duan të ikin nga vendi sepse Edi Rama është kthyer në makthin e tyre,” – tha ia ndër të tjera.

Njëri nag banorët që protestojnë tha se fundi i Edi Ramës varet nga banorët e Unazës së Re dhe nga banorët e gjithë Shqipërisë.

Deputejta e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri u shpreh se Rama sot imitoi diktatorin Hoxha duke u vetëshpallur ministër, por ka ardhur koha të ikës. Sipas saj banorët që duan të mbrojnë shtëpitë e tyre nuk largohen pa u larguar ai nga qeveria.

Ndërkohë, deputeti tjetër i opozitës, Klevis Balliu u shpreh se protesta do të vijojë dhe do të bëhet gjatë ditëve në vijim edhe më masive deri në shporrjen e Edi Ramës.