Banorët e unazës mobilzohen për të dëmtuarit nga tërmeti, Mehmetaj: U akomoduan 120 persona

499
Sigal

Ish deputetja e LSI Kejdi Mehmetaj, ka bërë publike inisiativën e banorëve të Uanazës se re dhe pronarit të Egi Center, për të kthyer këtë godinë përkohësisht në një vend pritje dhe akomodimi për personat e prekur nga Termeti.

“Përveç vullnetarëve dhe ndihmave që kanë ardhur nga fondacionet apo qytetarë të ndryshëm, askush nga Bashkia Tiranë, Qeveria apo Shtabi i Emergjencave nuk ka shkuar të interesohet për qytetarët që janë strehuar aty”, shkruan ish deputeteja e LSI

Ja postimi i plotë:

Falë zemërgjerësisë së Z.Flamur dhe banorëve të tjerë të Unazës së Re godina “Egi Center” e destinuar për konvikt është vendosur në dispozicion të familjeve të prekura nga tërmeti.

Aktualisht në këtë godinë janë akomoduar rreth 120 persona ndër të cilët rreth 30 janë fëmijë, (një pjesë edhe me probleme shëndetësore) dhe ka ende kapacitete pritëse.

Përveç vullnetarëve dhe ndihmave që kanë ardhur nga fondacionet apo qytetarë të ndryshëm, askush nga Bashkia Tiranë, Qeveria apo Shtabi i Emergjencave nuk ka shkuar të interesohet për qytetarët që janë strehuar aty.

Edhe nje ekip shëndetësor që u vendos në godinë pasditen e djeshme, sot u largua pa dhënë asnjë arsye.

Është e pafalshme që këta qytetarë të lihen në mëshirë të fatit, pa ushqim, pa mjekim, pa asistencë sociale, a thua se nuk u mjaftoi trauma që kaluan nga shkatërrimi i shtëpive.

I bëj thirrje Shtabit të Emergjencave të qarkut Tiranë ta shpallin në mënyrë të menjëhershme këtë godinë si Qendër Sociale dhe të kujdesen në mënyrë profesionale për ata që janë strehuar aty. Nëse nuk reagohet menjëherë rrezikohet që ata qytetarë të mbeten edhe pa ushqim.

Ky nuk është i vetmi rast ku Shtabi i Emergjencave nuk ndërmer asnjë veprim. Janë qindra godina strehimi apo shtëpi të dëmtuara ku nuk ka shkelur asnjë përfaqësues i bashkive apo qeverisë.

Mirënjohje vullnetarëve të Teatrit Kombëtar e kujtdo bamirësi tjetër që për kaq shumë ditë kanë siguruar shtroje, veshmbathje dhe ushqim aty ku dora e shtetit ka munguar.

ImageImageImageImage