Banorët e Maliqit kundër Ramës: Ik ose do të përzëmë ne

505
Sigal

Qindra qytetarë kanë dalë të protestojnë sot përpara bashkisë së Maliqit. Protestuesit kanë bllokuar bulevardin kryesor të qytetit.

“Rama ik”, “Shqipëria jo e oligarkëve”, “Qeveria të mbajë premtimet”, “Mbështesim studentët”, janë disa prej pankartave të cilat qytetarët i mbajnë në duar.

Sakaq një kordon policie është vendosur në hyrje të bashkisë, duke ndarë protestuesit nga godina.

Të pranishëm janë edhe ish-deputetët demokratë të zonës Ervin Salianji e Klevis Balliu.

“E duam Shqipërinë si gjithë Europa, poshtë kriminelët dhe poshtë hajdutët”,është thirrja kryesore e këtyre banorëve.

“Ik ose do të të përzëmë ne me zor. O hajdut”, thërrasin banorët e Maliqit kundër Ramës.