Banorët e Klosit “ngujojnë” në kafene, punonjësit e firmës që po ndëton HEC

97

Projekti për
ndërtimin e tre HEC-eve mbi lumin Mat ka revoltuar banorët e Klosit, të cilët
kanë kundërshtuar dëgjesën publike të firmës ndërtuese. Banorët thonë, se nuk
do lejojnë kurrë dëmtimin e ekosistemit të zonës.
Banorë të Klosit kanë pritur me
protestë dëgjesën publike për ndërtimin e HEC-eve mbi lumin Mat. Më pas me
pankarta në duar banorët e revoltuar i janë drejtuar rrugës nacionale
Peshkopi-Tiranë, bllokimi i të cilës, krijoi radhë të gjata automjetesh për
minuta të tëra. Banorët thonë, se nuk do lejojnë kurrë shkatërrimin e
ekosistemit të zonës.

Protesta e banorëve u mbështet nga PD-ja lokale dhe
bashkia e Klosit.

Basir Çupa Kryetar i Bashkisë Klos: Banorët nuk janë kundër ndërtimit të veprave të mëdha, por janë kundër
ndërtimeve që prishin perspektivën e zhvillimit të zonës dhe jetës normale të tyre.