Banorët e Himarës në protestë, paralajmërojnë Ramën: S’lejojmë të grabitësh toka tona

170

Banorët e Himarës po zhvillojnë sot një protestë në mbrojtje të tokave dhe pronave të tyre.

Ata janë mbledhur në sheshin e qytetit dhe i kërkojnë kryeministrit Rama që të qëndrojë larg pronave të tyre.

Banorët thonë se e kundërshtojnë projektin e kryeministrit Rama për të grabitur tokat e tyre dhe deklarojnë se do përballen me këdo që vjen t’u grabisë pronat e tyre.

Me pankarta në duar ata shprehen se do e përshkallëzojnë protestën deri në tërheqjen e qeverisë.