Banorët e Astirit: Të rrëzojmë Edin e Kristaqit, na u bë Shqipëria magazinë hashashi

483
Sigal

Në ditën e 64-të të protestës së tyre, banorët e zonës së Astiri ku do të ndërtohet një nga segmentet e “Unazës së Re”, kanë bllokuar sërish rrugën, ndërsa tashmë nuk kërkojnë vetëm dëmshpërblim në 100% të vlerës së pronës së tyre, por anulim të projektit, që sipas tyre është korruptiv. Ata u shfaqën të vendosur në kauzën e tyre, ndërsa paralajmërojnë autoritetet se nëse do të tentojnë prishjen e banesave të tyre do të përballen me rezistencë dhe do të duhet të kalojnë mbi trupat e tyre së pari. Ndërkaq gjatë protestës së djeshme, banorët kanë shpalosur parulla të reja me thirrjet: “Hajde ta rrëzojmë Edin e Kristaqit, na u bë Shqipëria magazinë hashashi”, “Edi Rama o barbon, ty Shqipëria nuk të don”. Ashtu edhe si në ditët e mëparshme, në krahë të banorëve kanë shkuar edhe deputetët e opozitës, të cilët kanë bërë thirrje që të gjithë qytetarët t’i bashkohen protestës së studentëve.