Banorët e Astirit protestë tek Kuvendi, u bashkohet dhe opozita

516
Sigal

Një pjesë e deputeteve të opozitës kanë braktisur tryezën për buxhetin 2019 dhe i janë bashkuar protestës së banorëve te Astirit përballë Parlamentit.

Protesta e banorëve është shoqëruar me tensione dhe përplasje me policinë pasi kanë tentuar të futen në seancën e Parlamentit.

Me pankarta në duar ku shkruhet: “ Të mjerë, të pashpirt, të çmendur” si dhe për “familjen japim jetën” të gjithë njëzëri i kërkojnë qeverisë të mos preken shtëpitë pa marrë vlerën e dëmshpërblimet me vlerën e tregut.