Banorët dhe mbështetësit e LSI protestë, Sallaku: Të përsëriten zgjedhjet

458
Për të dytën ditë rradhazi mbështetës të LSI kanë dalë në protestë për të kundërshtruar rezultatin në Vorë që nxori fitues kandidatin e djathtë Fiqiri Ismaili. Sipas kandidatit të LSI-së, Luan Sallaku, PD ka fituar në Vorë përmes listës së manipuluar të zgjedhësve dhe ka kërkuar nga organet kompetente të zbardhë këtë situatë dhe të ripërsëriten zgjedhjet për këtë Bashki.
Vorë- Edhe pse rezultati i zgjedhjeve rikonfirmoi kandidatin e djathtë Fiqiri Isamili në krye të bashkisë Vorë, duket se LSI nuk do të ndalet në betejën e saj për ta marrë këtë Bashki.
Për të dytën ditë rradhazi mbështetës të LSI kanë dalë në protestë për të kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve në Vorë.
Me pretendimin se fitorja e demokratëve ka ardhur si rezultat listës fiktive të 600 zgjedhësve në Vorë, kandidati i majtë Luan Sallaku, është shprehur se protestat do të vijojnë, derisa zgjedhjet për këtë Bashki të ripërsëriten.
Luan Sallaku: “Sot jemi këtu për të kërkuar të drejtën tonë pasi ne dalim fitues nga diferenca e shtesave fiktive, ose në të kundrët të përsëriten zgjedhjet, të bëhen zgjedhje të ndershme”.
Më herët, LSI deklaroi se nuk do ta njohë rezultatin që nxjerr fitues në Vorë kandidatin e djathtë Fiqiri Ismaili, duke i bërë thirrje Prokurorisë dhe organeve kompetente të zbardhin manipulimet sipas tyre që kanë ndodhur në listat e zgjedhësve.
Sigal