Bamir Topi konfirmon: FRD do të hyjë në zgjedhjet e 18 qershorit

610
Partia Fryma e Re Demokratike do të jetë pjesëmarrëse në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Këtë e ka shprehur ditën e sotme, vetë kreu i kësaj force politike, Bamir Topi. Në një deklaratë për mediat, ai theksoi se FRD nuk luan me afate të tjera, ndonëse ka respekt për kauzën e opozitës.
Sipas Topit politika e vendit ka hyrë në disa labirinte ku mund të futen vetëm minjtë, duke nënkuptuar se kriza ka arritur një dimension absurd.

“Politika jonë është futur në labirinte ku futen minjtë. Reforma në Drejtësi është bllokuar, duke gjetur alibi. Kërkojmë me forcë reformimin e Kodit Zgjedhor.

FRD do të jetë pjesëmarrëse në zgjedhjet e 18 qershorit. Ne nuk luajmë me afate të tjera. Kam respekt për kauzën e opozitës. Zëri ynë në vesh të shurdhër”, u shpreh Topi.
Sigal