Bamir Topi: Edi Ramën nuk e kam pasur asnjëherë mik

1384
Sigal

Ish-presidenti Bamir Topi deklaroi se kryeministri Rama nuk ka qenë asnjëherë miku i tij dhe ai nuk do të harxhojë asnjë minutë, që të konsultohet me atë. “Nuk do të harxhoja asnjë minutë për të konsultuar Ramën. Edi Rama ka pasur mundësi komunikimi. Rama ka qenë personi më i investuar për të mos u zgjedhur unë president. Por kur shkova atje i kam dhënë Edi Ramës, jo si Edi Rama, por si kryetar i opozitës të gjithë respektin. Për këtë u akuzova se mbështeta Ramën. Jo Bamir Topi nuk i ka dhënë mbështetje personale. S’e kam pasur asnjëherë mik, por bashkudhëtar”, u shpreh ish-presidenti Topi.

Lidhur me protestën e opozitës të shtunën, Bamir Topi tha, se është e drejtë e opozitës por duket më shumë si për të bërë detyrën. “Është e drejtë e opozitës të bëjë protestë. Eksperienca e kësaj opozite ka treguar që më shumë duket sikur bën detyrën për të bërë një protestë, se sa për të bërë një protestë për një qëllim të madh”, – deklaroi ish-presidenti Bamir Topi.