Balla: Vendimi që nuk e gjykoi Lulëzim Bashën!

648
Deputeti socialist Taulant Balla, në denoncimin e tij i referohet vendimit të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, i përbërë nga Gani Dizdari, (kryesues) dhe anëtarët Ardian Dvorani, Guxim Zenelaj, Majlinda Andrea dhe Andi Çeliku, në seancën gjyqësore të datës 29.04.2009 dhe 30.04.2009, që ka marrë në shqyrtim çështjen penale nr.70004-00162-00-2009, që i përket personit nën hetim Lulëzim Basha
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.1623 akti, datë 15.12.2008 ka vendosur deklarimin e pavlefshëm të akteve procedurale gjatë hetimeve paraprake, si:
a. Fletë-thirrje e datës 24.11.2008 me nr.1048/74 prot. të prokurorit pranë Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, Tiranë.
b. Akt-njoftimin e akuzës të datës 27.11.2008 të prokurorit pranë Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm Tiranë, si dhe pavlefshmërinë e akteve të mëparshme të ndërmarra nga prokuroria, që varen nga aktet e deklaruara të pavlefshme.
Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.21, datë 02.02.2009, ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr.1623 akti, datë 15.12.2008 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Deputeti socialist Taulant Balla publikoi dje vendimin që tregon se kreu i PD-së, Basha nuk është gjykuar ende për shpërdorim detyre. Balla shton se Basha nuk është gjykuar “për krimet e shpërdorimit të detyrës dhe të shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, të kryera në bashkëpunim, që parashikohen, përkatësisht, në nenet 248 dhe 258 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 25 të tij”. “Basha i ka shpëtuar gjykimit me këtë vendim që po publikoj, lidhur me deklarimin e pavlefshëm të akteve proceduriale: “Fletë-thirrje e datës 24.11.2008 me nr.1048/74 prot.” si dhe “Akt-njoftimin e akuzës të datës 27.11.2008, me nr.1048 prot.”, të Prokurorisë së Përgjithshme Tiranë, me prokuror Arben Kraja. Pra gjykata nuk është shprehur për krimin e shpërdorimit të detyrës”, shkruan Balla në Facebook. Ai shton se Prokurori i Përgjithshëm duhet të lexojë vendimin e gjykatës dhe të rifillojë hetimin. Balla thotë se në ditët në vijim do të ketë fakte të reja që mbështesin rihapjen e hetimit ndaj personit në hetim Lulzim Basha, i biri i Xhelalit dhe i Remzies, lindur në Tiranë, me 12.06.1974, banues në Rrugën “D. Gashi”, Nr.1, Tiranë.
PD: Rama, autori i inkriminimit masiv të administratës 
I menjëhershëm ka qenë reagimi i PD-së, në lidhje me deklaratat e PS-së, duke u shprehur se PD do ta çojë deri në fund betejën e dekriminalizimit.
Partia më e madhe opozitare në vend shprehet se Edi Rama u shfaq sërish kundër dekriminalizimit, me anë të zëdhënësit të certifikuar dhe të njohur ndërkombëtarisht si shpifës (referuar Taulant Ballës). “Reagime të tilla, janë në fakt përpëlitjet e kreut të mazhorancës, Edi Rama, autorit, krijuesit të inkriminimit masiv të administratës, institucioneve dhe parlamentit”, thuhet në reagimin e PD-së. Më tej shtohet se Rama nuk do ta ndalojë dot dekriminalizimin, si një proces i mbështetur e i kërkuar nga mbarë qytetarët shqiptarë dhe nga partnerët ndërkombëtarë. “Ne do ta çojmë deri në fund, me çdo çmim këtë betejë për interesin më të lartë të vendit”, përfundon reagimi i PD-së. 
Vendimi i kontestuar në denoncimin e Ballës ndaj Bashës
Deputeti socialist Taulant Balla, në denoncimin e tij i referohet vendimit të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, i përbërë nga Gani Dizdari, (kryesues) dhe anëtarët Ardian Dvorani, Guxim Zenelaj, Majlinda Andrea dhe Andi Çeliku, në seancën gjyqësore të datës 29.04.2009 dhe 30.04.2009, që ka marrë në shqyrtim çështjen penale nr.70004-00162-00-2009, që i përket:
KËRKUES: Personi nën hetim Lulëzim Basha, i biri i Xhelalit dhe i Remzies, lindur në Tiranë, më 12.06.1974, banues në Rrugën “D. Gashi”, nr.1, Tiranë, deputet dhe Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, i padënuar, në gjendje të lirë, i mbrojtur nga avokati Zef Nikaj.
OBJEKTI: Deklarimin e pavlefshëm të akteve procedurale: 
“Fletë-thirrje e datës 24.11.2008, me nr.1048/74 Prot.”, si dhe “Akt-njoftimin e akuzës të datës 27.11.2008, me nr.1048 Prot.” të Prokurorisë së Përgjithshme Tiranë, me prokuror Arben Kraja.
Baza Ligjore: Nenet 128 e 129 te K.Pr. Penale.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.1623 akti, datë 15.12.2008 ka vendosur deklarimin e pavlefshëm të akteve procedurale gjatë hetimeve paraprake, si:
a. Fletë-thirrje e datës 24.11.2008 me nr.1048/74 prot. të prokurorit pranë Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, Tiranë.
b. Akt-njoftimin e akuzës të datës 27.11.2008 të prokurorit pranë Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm Tiranë, si dhe pavlefshmërinë e akteve të mëparshme të ndërmarra nga prokuroria, që varen nga aktet e deklaruara të pavlefshme.
Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.21, datë 02.02.2009, ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr.1623 akti, datë 15.12.2008 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë ka ushtruar rekurs Prokurori pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, me të cilin kërkon prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe zgjidhjen e çështjes pa e kthyer për rishqyrtim, duke parashtruar këto shkaqe:
– Në bazë të nenit 141 të Kushtetutës së Shqipërisë dhe nenit 75/b te K.Pr. Penale, gjykimi i kësaj çështje nuk është në kompetencën lëndore të gjykatave që gjykuan këtë çështje, por juridiksionin për gjykimin e saj e ka vetëm Gjykata e Lartë.
– Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Gjykata e Apelit Tiranë kane shqyrtuar një kërkesë, e cila nuk është e parashikuar në ligjin procedural penal.
– Gjykatat kanë deklaruar si të pavlefshme aktet procedurale në zbatim të gabuar të ligjit procedural.
– Gjykatat kanë marrë një vendim në mosrespektim të ligjit procedural penal, konkretisht te nenit 278/2 te K.Pr. Penale.
KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË
Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Andi Çeliku; mendimin e prokurorit pranë Prokurorisë së Përgjithshme, Artur Selmani, që kërkoi prishjen e të dy vendimeve dhe rrëzimin e kërkesës, mendimin e mbrojtësit të kërkuesit Lulëzim Basha, avokatin Zef Nika, që kërkoi pushimin e gjykimit të çështjes në Gjykatën e Lartë dhe në alternativë lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës se Apelit dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi, vëren:
Nga gjykimi i çështjes në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Gjykatën e Apelit Tiranë, rezultojnë të provuara faktet dhe rrethanat e mëposhtme:
Kërkuesi Lulëzim Basha, në datën 26.11.2008, i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Tiranë me kërkesë me objekt «Deklarimin e pavlefshëm të aktit procedural “Fletë-thirrje të datës 24.11.2008 me nr. Prot. 1048/84 të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm”, mbështetur në nenet 128, 129 vijues të Kodit të Procedurës Penale
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, mbështetur në shkronjën “a” të pikës 1 të nenit 128, shkronjën “c” të pikës 1 të nenit 441 dhe shkronjën “b” të pikës 1 të nenit 442 të Kodit të Procedurës Penale, vendosi prishjen e vendimit nr.1623, datë 15.12.2008 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe vendimit nr.21, datë 02.02.2009 të Gjykatës së Apelit Tiranë, si vendime absolutisht të pavlefshme dhe pushimin e gjykimit të çështjes në Gjykatën e Lartë. 
MENDIMI I PAKICËS
Në vendimin nr.240, datë 30.04.2009 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë Tiranë.
Ne gjyqtarët në pakicë, Gani Dizdari dhe Guxim Zenelaj, nuk jemi dakord me vendimin nr.240, datë 30.04.2009 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë (shumicës së gjyqtarëve), me të cilin është vendosur prishja e vendimit nr.1623, datë 15.12.2008 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe vendimit nr.21, datë 02.02.2009 të Gjykatës së Apelit Tiranë, si vendime absolutisht të pavlefshme dhe është pushuar gjykimi i çështjes në Gjykatën e Lartë.
Sigal