Balla tregon votën: Jemi pro heqjes së imunitetit të Saimir Tahirit

556
Kreu i grupit të PS-së Taulant Balla, duke folur në një prononcim për mediat, ka deklaruar se kjo parti nuk do të pengojë drejtësinë në rastin e kërkesës së prokurorisë për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit.
Balla ka konfirmuar se grupi i PS-së do të votojë pro kërkesës së prokurorisë për heqjen e imunitetit të Tahirit, ndërsa ka shtuar se deri tani deputetët e PS-së që bëjnë pjesë në Këshilli i Mandatave ende nuk janë njohur me dokumentacionin e prokurorisë.
“Dua të shpreh shqetësimin për një përpjekje idioteske të Halimit apo Halimëve të tjerë të PD për ta kthyer këtë procedurë ligjore në një teatër në interes të hallit të PD dhe jo të drejtësisë. Duhet ta them qartë që ka një dallim të madh ndërmjet grupit të PD PS dhe kryeministrit Rama me hallexhinjtë e PD dhe të tjerët që i janë bashkëngjitur PD se ne jemi këtu në luftë për drejtësinë. 
Edhe në mënyrën se si ne bëjmë rregulloren e Kuvendit, kam mbërritur këtu si kryetari i grupit parlamentar që në momentin që e keni raportuar ju si media, dhe kam qenë disa orë para që kur materiali i Prokurorisë të mbërrinte dhe në bindjen tonë të thellë që për këdo për këdo e për çdo rastin do e bëjmë procedurën njëlloj, edhe në rastin në fjalë edhe në raste të tjera që do vijnë në Kuvend. Të jeni të sigurt që ën këtë rast drejtësia është fjala jonë e vetme”., -tha Balla.
Sigal