Balla, takim me ambasadoren gjermane; në fokus, investimet e huaja

490
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla priti në një takim pasditen e kësaj të premteje ambasadoren e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schütz.
Gjatë takimit, Balla i shprehu ambasadores Schütz vlerësimet dhe konsideratat më të thella për miqësinë midis dy vendeve dhe theksoi se marrëdhëniet Shqipëri-Gjermani në kuadrin politik janë në nivel të shkëlqyer. 
“Ne duhet t’i vendosim në dobi të një bashkëpunimi edhe më të gjerë ekonomik dhe tregtar”, deklaroi diplomatja. Nga ana e tij, Balla u ndal tek rëndësia e investimeve gjermane në Shqipëri. 
“Investimet gjermane në Shqipëri ne i shohim jo vetëm si burim të ardhurash, por edhe si një instrument të transformimit të kulturës së sipërmarrjes dhe të kulturës së punës. Kjo është arsyeja pse ne jemi shumë të interesuar dhe pse i konsiderojmë ato me një vlerë të dyfishtë. Së bashku me Ambasadën Gjermane në Tiranë ne do të vazhdojmë kontaktet edhe me sipërmarrjen gjermane, prezente tashmë në Shqipëri”, tha Balla. 
Kreu i grupit parlamentar socialist theksoi më tej se, qeveria shqiptare ka në plan t’i çojë më tej kontaktet e vendosura më herët me kompanitë gjermane, të interesuara për të investuar në Shqipëri.
Sigal