Balla sulmon deputetët e opozitës: Jeni si kamikazë, Basha të heqë dorë nga keqpërdorimi i deputetëve

509
Taulant Balla ka folur për mediat jashtë Kuvendit lidhur me incidentin mes Flamur Nokës dhe Erjon Braçes.

Sipas tij Kuvendi nuk mund të nisë punën për sa kohë që Noka nuk pranon të largohet nga Kuvendi sic ia kërkoi kryetarja Valentina Leskaj.

Ndërkohë që Edi Paloka thotë se opozita po provokohet, sidomos sa herë e merr fjalën ish-kryeministri Berisha.

“Sqaroj se kemi të bëjmë me një skenar tani të bërë publik nga ana e PD për të dëmtuar mbarëvajtjen e punimeve të Kuvendit. Kjo s’është thjesht dhe vetëm një thyerje e rëndë e rregullores së Kuvendit por kemi të bëjmë me vepër penale, goditje për shkak të detyrës nga një deputet kundrejt një deputeti tjetër. S’është e vërtetë qe ka ardhur si pasojë e reagimit ndaj fjalimit të Berishës. Kjo histori që uzurpohet foltorja e kuvendit dhe goditen deputetët me grusht për shkak se është dhënë porosia nga Luli dhe Saliu që të mbarset klima politike për të mbarsur protestën e ashtuquajtur kundër kësaj qeverie të shqupit kjo është cështje e tyre ,po këtu të harrojnë se mund të shkelin rregulloren e Kuvendit. Sa kohë që deputeti Noka nuk zbaton nenin sipas të cilit kryetarja e seancës i ka kërkuar përjashtimin largimin nga seanca e sotme..pas pak kohe do mblidhet byroja e kuvendit që një grup deputetësh kërkojnë përjashtimin minimalisht 10 ditë nga punimet, s’mund të ketë vijim normal të punimeve. I bëj thirrje Bashës kryetarit dejure të PD që të heqi dorë nga urdhrat keqpërdorimi i deputetëve të tij, të ndikojë edhe te kryetari defakto i PD Berisha që deputetët e PD të mos kthehen në kamikaz që zbatojnë symbyllur urdhrat për vijimin normal të punës së komisioneve”, tha Balla.
Sigal