Balla: Po bllokojnë reformën në drejtësi

90
Deputeti Balla tha se bllokimi i parlamentit nga ana e opozitës nuk ka të bëjë me deputetin Armando Prenga, pasi ajo çështje tashme i përket drejtësisë.
Sipas Ballës tentative e PD është për të bllokuar reformën në drejtësi.
Balla: U bë disa herë që PD dhe deputetet e saj mundohen të kthehen në një avaz të vjetër. Këtë gjë e kanë bërë edhe një vit më parë kur atëhere kishte filluar puna për reformën në drejtësi. Nuk ka të bëjë fare as me një deputet të përjashtuar nga PS sepse ne kemi qenë të qartë që çështja Armando Prenga i përket sistemit gjyqësore, PS është distancuiar prej ditës së parë. Por të gjithë e dimë se kush e kontrollon gjyqësorin në këtë vend. Ka ndonjë shqiptar që nuk e di që gjyqësorin e kontrollon Sali Berisha dhe PD, sigurisht që të gjithë e dinë. Nuk janë ligjet si ndërtimet pa leje në Kamëz, ku vjen njëri hedh një kat, vjen një tjetër dhe hedh një kat dhe pastaj vjen edhe komshiu dhe hedh një kat tjetër. Ligjet janë ligje dhe duhen implementuar. Ligji për integritetin ka kaluar përmes një procesi ku ne kemi marrë në konsideratë të gjitha propozimet e grupit parlamentar të PD. Ligji që kemi propozuar ka ardhur si pasojë e shumë propozimeve të ardhura. Në atë kohë nuk i kanë pasur këto propozime. Jam i sigurt që pas një muaji do të sjellin një kat tjetër shtesë në dnërtimin e tyre pa leje. E kanë politikë dhe filozofi, janë parit e ndërtimeve pa leje. Janë parti që nuk dinë si implementohet një ligj.