Balla në PE: Zgjedhjet e 21 qershorit ishin një hap i madh përpara

424
Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ishte i ftuar në Komitetin e Politikës së Jashtme “Willy Brandt”, në Parlamentin Europian. Ky Komitet, i cili përbëhet nga eurodeputetë të Grupit Socialist dhe Demokrat, drejtohet nga eurodeputeti gjerman Knut Fleckenstein, njëkohësisht edhe raporter për Shqipërinë në Parlamentin Europian.
Në mbledhjen e radhës të këtij Komiteti euroedeputët u informuan nga deputeti Balla mbi përfundimin me sukses të procesit zgjedhor për organet e qeverisjes vendore. “Zgjedhjet vendore të 21 qershorit ishin një hap i madh përpara, drejt përmbushjes së standardeve më të mira për mënyrën e zhvillimit të fushatës zgjedhore, administrimit të procesit gjatë ditës së votimit, për të konkluduar me një përfundim në kohë rekord, krahasuar me vitet e mëparshme, të procesit të numërimit”, tha Balla.
Nënkryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla në Komitetin e Politikës së Jashtme “Willy Brandt”, në Parlamentin EuropianReferuar Raportit Përfundimtar të Zgjedhjeve që pritet të publikohet në shtator nga Misioni Vëzhgues i Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR, deputeti Balla u shpreh se mazhoranca parlamentare do të bëjë gjithçka për implementimin e të gjitha rekomandimeve.
Ndërkohë, Presidenti i Komitetit “Willy Brandt”, Knut Fleckenstein dhe Presidenti i PSE, Sergei Stanishev, përgëzuan bashkëkryetarët e Aleancës për Shqipërinë Europiane, Edi Rama dhe Ilir Meta, për progresin e arritur nga Shqipëria, tashmë edhe në organizimin e zgjedhjeve të lira edhe të ndershme.
Grupi Socialist dhe Demokrat në Parlamentin Europian mbështet hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë, duke vënë theksin në domosdoshmërinë e reformës në sistemin e drejtësisë.
Sigal