Balla në Fushë – Krujë: Çdo familje të plotësojë tre formularë për evidentimin e dëmeve

426
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla nga Fushë-Kruja ka thënë se qytetarët e dëmtuar duhet të plotësojnë tre formularë për dëmet e shkaktuara. Për këtë qëllim, ai ka thënë se janë ngritur 12 grupe pune. “Bashkë me deputetin Rrahman Rrahja dhe drejtues të pushtetit vendor, ishim sot në Fushë Krujë për të ndjekur nga afër situatën e krijuar pas përmbytjeve të tre ditëve të fundit. Tashmë uji është larguar, por ka lënë pas dëme në banesat e dy lagjeve në Fushë Krujë, në Bubq dhe në Nikël. Po ashtu janë dëmtuar edhe shumë biznese, njësi prodhimi dhe dhjetëra hektarë me të mbjella. Në zyrat e Njësisë Administrative filloi shpërndarja e ndihmave ushqimore, si dhe batanije e veshje të ngrohta. Bashkë me deputetët, në takimin me drejtues të pushtetit vendor diskutuan edhe mbi procesin e evidentimit të dëmeve për çdo familje të dëmtuar nga përmbytjet. U kërkuam 12 grupeve të punës që merren me evidentimin e dëmeve që çdo familje do të duhet të plotësojë 3 formularë: një për dëmet e orendive shtëpiake, një për dëmet në ekonominë familjare bujqësore e blegtorale dhe një për dëmet në strukturën e banesës.”, është shprehur Balla.
Sigal