Balla i ‘hakërrehet’ Bashës: Hiq dorë nga historia e fotove. Ja ‘lidhja’ që ke me trafikantin e minave

554
Kreu i Grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit nuk u kursye në përgjigjet e tij duke iu përgjigjur akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha lidhur me një foto ku shihej ministri Blendi Klosi me ‘të fortin’ e Shijakut Durim Keçi.
Në këtë linjë, Balla iu përgjigj Bashës, ndërsa theksoi se edhe ai disponon një album me fotografi, ku shihet se si eksponentë të krimit janë pjesë e takimeve të strukturave të PD. Por, pavarësisht kësaj, Balla theksoi se ai nuk akuzon Bashën për këto fakte, ndërsa nuk i shkon ndërmend as t’i kërkojë atij dorëheqjen, siç ky i fundit bëri për rastin e djeshëm, ku kërkoi shkarkimin e Klosit.
“Sot duhet të ishim të gjithë bashkë për të rënë dakord për disa parime për hartimin dhe miratimin e reformës zgjedhore. Por nuk tërhiqemi dot nga një parim i kryetarit të PD. Miqësisht po të them edhe si kreu i grupit të PS, hiq dorë nga kjo historia e fotove. Sepse po fillove këtë historinë e fotove, ti del shumë i humbur. Kam bërë një album fotosh dhe do ta jap, çdo ditë nga një. Hera e parë dhe e fundit që unë e bëjë këtë punë. Ku personi këtu quhet Flamur Bejka (Tregon foton). Është arrestuar para pak muajsh si kreu i një bande që trafikonte dhe shiste bomba. Po pse mor Lulzim unë do vij këtu dhe siç bën ti, që të them se ti dhe ky shisnin mina me sahat?! Ai është në një takim me partinë e PD në Shkodër. Unë them se ti vendos mina me sahat? Jo se them dot. Se them dot se kryetari i PD është i lidhur me të. Apo me Arben Xigrin (Foto tjetër) Të them unë që Lulzim Basha duhet të japë dorëheqjen? Larg qoftë që ta kërkojmë këtë. Por sinqerisht nuk shkon kjo. Ti kërkove dorëheqjen e Klosit, po unë tani të kërkoj dorëheqjen tënde? Hiq dorë të lutem shumë. Miqësisht, ju nuk po mbani dot as përgjegjësinë e PD. Larg qoftë që të merrni edhe përgjegjësinë e Shqipërisë, ju që keni thyer pasqyrën e vetvetes në 22 korrik”, tha Balla.
Sigal