Balla i flet Bashës në rusisht, i përmend Gërdecin: Bërë mirë që se ke Saliun sot këtu

668
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla gjatë fjalës së tij në foltore u kujtoi ministrave dhe deputetëve të pranishëm në sallë tragjedinë e Gërdecit, 10 vite nga ngjarja e rëndë. Balla theksoi se opozita ikën nga salla sa herë që flitet për të vërtetën.
Mes të tjerash Balla shigjetoi ish-kryeministrin Sali Berisha, ndërsa iu drejtua Bashës se ky i fundit kishte bërë mirë që nuk e kishte vënë atë në listën e deputetëve që do të fliste sot. Po ashtu socialisti tha se sot duhet drejtësi dhe se fajtorët duhet të dënohen.
“Si fillim po ndalem pak tek tragjedia e Gërdecit. Ju ikni nga salla sa herë që flitet për të vërteta. Tavarish Luli, ke bërë mirë që nuk e ke lejuar Saliun të vijë në sallë e nuk ja ke vënë emrin në listë për të folur se në 10 vjetorin e Gërdecit do të ishte provokim i rëndë. Duhet të dënohen të gjithë fajtorët, për 26 jetë. Duhet të vihet drejtësia aty ku i takon”, tha Balla. Kujtojmë se tragjedia e Gërdecit ndodhi më 15 mars të 2008, ndërsa humbën jetën 26 persona dhe u plagosën 300 të tjerë. Sakaq, në krye të qeverisë shqiptare ishte Sali Berisha. Ndërkohë sot Berisha nuk është i pranishëm në seancën plenare, pasi ndodhet në Baku të Azerbajzhanit, ku po merr pjesë në Forumin e 6-të.
Sigal