Balla e konfirmon: Në Kuvend shkojmë me dy qëndrime për çështjen e Saimir Tahirit

92
Mëngjesin e sotëm u mblodh kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste për të mbajtur qëndrimin në lidhje me kërkesën e Prokurorisë për çështjen Tahiri.
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, tha se të mërkurën shkohet në Kuvend me dy qëndrime të kundërta.
“Na vjen keq që opozita nuk na u bashkua në kërkesat tona dhe nuk i kemi ato të përbashkëta. Ndërsa ne kemi mbajtur një pozicion për miratimin e kërkesës së prokurirsë për dhënien e autorizimit të pengimit të daljes jashtë shtetit të Saimir Tahirit, kontrollit vetjak, kontrollit të banesës dhe paraqitjes në polici,” tha Balla.