Balla çon Bashën në gjyq dhe e paralajmëron: Të enjten kam një surprizë për ty

604
Sigal

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i është përgjigjur akuzave të kreut të PD një ditë më parë, kur tha se deputeti socialist është garanti i 3,4 milionë eurove të sekuestruar në portin e Durrësit në dy mjetet ‘Toyota Yaris’.

Taulant Balla tha se do çojë Bashën në gjyq për shpifje dhe e paralajmëroi se të enjten në Kuvend do publikojë prova që sipas tij, kryedemokrati ka lidhje me personat e arrestuar si të përfshirë me sekuestrimin e shumës së madhe të parave.

“I them Lulzim Bashës që në fund të kësaj historie, ai i ka ca lidhje me këta persona të përfshirë. Nuk po i them sot, por i kam gjetur ca lidhje Lulzim Bashës me këta persona. Do t’i ruaj për të enjten disa surpriza për Lulzim Bashën. Në fillim e kam marrë me shaka këtë çështje, kam qeshur edhe dje me këtë budalla. Hajt se nuk me merr njeri seriozisht dhe më pas krijon historinë. Nuk ka shërbim partner ndërkombëtar që t’i raportojë Lulzim Bashës, por ka militantë.

Pas konsultimit me kolegë juristë dhe të grupit këtë shejtan budalla mos ta lë me kaq, por t’ja kthej në një mësim ekzemplar këtij shejtan budallai për t’i thënë që në politikë kemi bërë akuza, por kurrë një gjë të tillë pa lidhje e provë na del ky thotë që shërbime partnere ia thokan këtij, nuk ka një shërbim të tillë, por ende ka ndonjë militant që transferon SMS, informacioni konfidencial dhe vë në rrezik aksionin, do formulohet me detaje akuza, kallëzimi penal, brenda kësaj jave do depozitohet, por apeli im sot ndaj prokurorisë së vendit, të mos vonojë, të thërrasë këdo, Bashën që pretendon se ka informacion, mua e çdo deputet, se para ligjit jemi të barabartë.

Apeli im është sot që drejtësia të mos vonojë në asnjë moment dhe të thërrasë këdo. I pari të thirret Basha që pretendon se ka informacion. Këtë herë Lulzim Basha nuk do ja hedhë paq. Pse nuk flet sot PD për dëshmitarin X? Pyesni, Lulzim Bashën kush është ‘Doraci’. Të jeni të sigurt që faljen do ja kërkoj me vendim gjykate Bashës”- tha Balla.