Balla-Byllykbashit: Më the sharlatan, lër komisionin e dekriminalizimit

474
TIRANE – Mes debateve të forta, deputeti Taulant Balla kërkoi largimin e Oerd Bylykbashit nga drejtimi i Komisionit të posaçëm parlamentar për dekriminalizimin.
Debatet ne komisionin per dekriminalizimin
Spartak Braho: Më duket paaftësia jote për të drejtuar komisionin, këtu qëndron zvarritja
Oerd Bylykbashi: Aftësinë time të drejtimit ma ka dhënë Kuvendi me vendim. Nuk besoj se ke përgjegjësi për vonesën e shkresës. Nënkryetari i këtij komisioni ka mbajtur për tre javë shkresën. Të gjithë janë në dijeni por nuk e kanë në dorë. Nënkryetari i komisionit nuk ka të drejtë ta firmosë shkresën, e ka mbajtur për tre javë peng dhe kjo është e papranueshme.
Taulant Balla: Ore ti djalë qetësohu more çfarë të ka ndodhur. Djalosh!
Oerd Bylykbashi: Duhet të bëni detyrën që ju ka deleguar Kuvendi
Oerd Bylykbashi: Dil përjashta po deshe, për sa kohë s’je në gjendje të japësh kotribute dil përjashta
Taulant Balla: Mund të jetë zënë me Gridën ku e di unë ca ka
Oerd Bylykbashi: Ka mundësi ti lësh këto palaçolliqe
Taulant Balla: Ramë dakord që do bënim shkresën që do i dërgohej tre institucioneve. Duhet të njoftojmë komisionin….ti ke pasur profesor Saliun i di më mirë. Mbylle…kemi folur me telefon dhe të kam thënë që duhet bërë letër zyrtare shtetërore.
Nuk e bëni dot vetëm kjo është një punë që duhet ta bëjmë bashkë. E kishe bllokuar t’i mbledhjen dhe letrën, se s’mund t’i vë vetëm njëri firmën se tjetri duhet të ketë mundësi për të komentuar. Nuk drejtohet komisioni duke ardhur fshehurazi, lë letrat dhe merr në telefon sekretaren të kam lënë një letër thuaj ballës ta firmosë. Nuk jemi armiq, jemi kolegë të të njëjtit parlament me të njëjtin qëllim.
Lerë Gridën
Oerd Bylykbashi: Në këtë mbledhje mos bëj sharlatanin
Taulant Balla: Më ke fyer shtatë herë, unë me ty nuk ulem më në tavolinë. Kërkoj largimin e kryetarin të komisionit, më the sharlatan. Ti do ta bllokosh dekriminalizimin
Oerd Bylykbashi: Komunikimi me Ballën është bërë për të kërkuar se ku është shkresa në 7 prill, sa ditë të tjera ky nënkryetar e ka mbajtur të bllokuar shkresën.S hkresa do t’i shkojë kuvendit me firmën e kryetarit të komisionit.  
Prononcimi i Taulant Ballës për mediat pasi braktisi komisionin
Në respekt të rregullores jemi detyruar t’i drejtohemi Byrosë për tërheqjen e vëmendjes zotit Oerd Bylykbashi, nuk do të kërkonim një masë më të ashpër ndëshkimore. Nuk e mendoj që ngarkesat që deputetët kanë për çështje të tjera se në zonën tënde vihet një kandidate që ti nuk e do, kjo nuk është punë parlamentare. Ju e patë mbledhja ishte njoftuar dje, u shty, edhe sot ishte njoftuar në orën 12:30, por për shkak të kandidates së shpallur atje, nisi në 13:00. Dhe për shkak të sherreve të PD në Durrës, deputetit i Durrësit nisi të shajë deputetët e mazhorancës.
E kam parë që Bylykbashi nuk e drejton dot këtë komision, për marrëveshjen i jam më shumë falenderues zotit Pollo sesa Bylykbashit, me atë e gjetëm gjuhën e përbashkët.
Zoti Bylykbashi Bën një shkresë që nuk vë stemën e Republikës dhe as se kujt i drejtohet. Si shtetar që duam të jemi të gjithë përgatitëm një shkresë siç i ka hije shtetit shqiptar me stemën, me titullaturën përkatëse. Shkresa sapo erdhi me gjithë vonesën unë i kërkova ta firmosnin por e patë që e flaku.
Kam komunikuar disa herë me zotin Bylykbashi dhe ai ra dakord që shkresa që kishte përgatitur nuk ishte normale, dh ra dakord që të bëhej zyrtare dhe sot ramë dakord ta firmosnin siç duhet.
Zotëria vazhdon me ngarkesat e kandidaturës në Durrës dhe i solli në komision.
Ne nuk do të tërhiqemi nga kërkesa e deputetëve të mazhorancës që Byroja, siç e ngarkon me përgjegjësi rregullorja e Kuvendit, që deputetëve nuk mund t’i thuash sharlatan, sepse fyerja është e papranueshme në shpirtin e punës së përbashkët. Këta janë mësuar të fyejnë.
Jemi të gatshëm që kërkesa e ekspertizës së huaj, sapo të vijë Bylykbashi ta firmosë. Por ne kemi komunikuar me të gjithë nuk është se kemi pritur shkresa. Por këta janë ende të papjekur në politikë. I kuptojmë kur hahen e grihen për kandidaturat.
Afati i miratimit të kuadrit rregullator për sa është rënë dakord në marrëveshje është fundi i qershorit, jemi në kohë për t’i parë.
PD nuk ka vullnet politik për ta bërë procesin e dekriminalizimit histori suksesi në Shqipëri, sa kohë që numri dy i PD ka problem me drejtësinë. Xhelal Mziu dënohet nga Gjykata dhe shpallet kandidat. Kjo tregon se historia e dekriminalizmit është thjesht propagandë politike, një shoë për të maskuar çështjet e tjera të rëndësishëm që drejtësia po heton sot. Çështja në ngarkim të kryetarit e PD të Bashës. Implikimi me urdhrat e Bashës në vrasjet e 21 janarit, apo kallëzimi i ILDKPI për fshehje të pasurisë të Ridvan Bodes, në provën për t’iu shmangur këtyre shqetësimeve serioze hidhet kjo shashkë “jo nuk do mazhoranca”.
Sigal