Balla: Basha të mos lobojë kundër hapjes së negociatave

629
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në një prononcim për mediat nga Kryesia e Kuvendit u shpreh se Shqipëria ka përmbushur tërësisht prioritetet kyçe të vendosura për rekomandimin nga KE për hapjen e negociatave. Sipas Ballës, sjellja e patolerueshme e PD-së në seancat e fundit plenare ka të bëjë me kundërvënien e kësaj force politike kundër Reformës në Drejtësi dhe Vetting-ut dhe në momentin që jemi edhe kundër hapjes së negociatave. Gjithashtu Balla theksoi se Basha në Berlin do të duhet të lobojë pro Shqipërisë dhe hapjes së negociatave, sepse hapja e negociatave nuk është një fitore e PS-së, por është një kulmim i një procesi historik.
Sigal