Balla: 200 petritat e Bashës në Dibër janë punonjës të komunales së Mziut në Kamëz

459
Sigal

Nënkryetari i Grupit Parlamentar të PS-së,
Taulant Balla, ironizoi dje Kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, në lidhje me
lajmin e bujshëm se 200 anëtarët e PS-së iu bashkuan PD-së në Dibër. Në një
postim në Facebook të martën pasdite, Balla shkruan: Dole dje, the se ke marrë
“200 petrita” në partinë e baba Salës. Kur Saliu e mori vesh që kishe marrë ca
punonjës të Ndërmarrjes Komunale të Mziut në Kamëz, e di ti, si gjithmonë, ç’të
gjeti. “E di si është kjo: Sikur një lojtar që luan tek Juventusi apo Milani
dhe të shkojë të luajë tek Peskara. Apo sikur një lojtar që luan të Partizoni
apo Tirona të vijë të luaje me porta të vogla ke oborri Shqup-it”, citon Balla.