”Babalja”/ Hungaria refuzon që ti dorëzojë drejtësisë shqiptare Albert Veliun

656
Sigal

Autoritetet hungareze kanë refuzuar kërkesën për ekstradim ndaj Albert Veliut, i quajtur ndryshe edhe si Babalja.

Lajmi konfirmohet nga avokati i Veliut, Tom Gashi i cili është shprehur: U refuzua ekstradimi në Shqipëri. Agron Veliu e familja e tij kanë fituar leje të përkohshme qëndrimi në Bruksel.

Ditët e fundit Partia Demokratike ka publikuar përgjime të reja që lidhen me çështjen Babale, ku Fredi Alizoti komunikon me kreun e Policisë së Fierit, i cili premton ti japë para në mënyrë që të heshtë, dhe të deklarojë kundër Veliut.

Prokuroria shqiptare dyshon se Fredi Alizoti ka luajtur rolin e Agron Xhafajt, në bisedën me Veliun, po ky pretendim hidhet me forcë poshtë nga ana e PD-së.

Albert Veliu ka pretenduar se është kërcënuar gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, dhe për këtë shkak Hungaria ka vendosur që të mos e ekstradojë drejt Shqipërisë.

Kujtojmë se publikimi i videopërgjimit të Babales shkaktoi një tërmet politik në vend, çka solli më pas dhe dorëzimin e Agron Xhafës te autoritetet italiane.