‘Babalja’: Alizotin e manipuluan, gënjehet me dy birra

523
Sigal

Albert Veliu, i njohur ndryshe si ‘Babalja’ ka folur ndër të tjera në emisionin  ‘Open’ edhe për njohjen me Fredi Alizotin. Në njërin prej përgjimeve, Alizoti pretendon se zëri është i tij dhe jo i Agron Xhafajt, por Babalja e mohon plotësisht.

Ai tregon se si e ka njohur Fredi Alizotin, ndërsa këmbëngul se në audiopërgjim është zëri i Agron Xhafajt, me të cilin ka pasur një qejfmbetje të vjetër.  Sipas Babales, Fredi Alizoti është manipuluar dhe person që gënjehet me dy birra.

“Fredi Alizotin e njoh, por nuk kam lidhje familjare me atë. E kam ndihmuar kur ka dalë nga burgu. Ai e ka ditur historinë time sepse ia kisha treguar vetë. Për herë të fundit jam takuar me atë në Tiranë, ato ditët e problemit tim, pa ardhur në Kosovë. Nuk është i vërtetë pretendimi i Fredi Alizotit. Merrni zërin tim, të Fredi Alizotit dhe të ‘X’ dhe ballafaqoheni.

Nuk i kam premtuar asnjë euro Alizotit, është një manipulim prej dikujt që e ka mashtruar, ai është njeri që gënjehet me dy birra. Jo që nuk i kam premtuar asnjë euro, por unë jam 52 vjeç dhe as nuk jam blerë e as nuk jam shitur. Nuk më ka paguar asnjë për këtë audio-përgjim. Kam ardhur në Kosovë me 300 euro dhe sot ha bukën e azilit, në xhep kam vetëm 4 euro”- u shpreh Veliu.

Fredi Alizoti