AZHBR me skema penguese për fermerët. Nuk merren grantet, pavarësisht teknologjisë moderne

1752
Jakup B. GJOÇA

AZHBR-ja zbaton skema penguese për subvencionet në Bujqësi

Fermenët nuk marrin grantet, edhe pse zbatojnë teknologji moderne
Në ministrinë e Bujqësisë ekziston Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, qëllimi i së cilës është që të mbështetë, të nxitë çdo iniciativë, projekte për fermerët, të cilët zbatojnë teknologji bashkëkohore. Mirëpo, praktikisht, kjo AZHBR është pengesa kryesore e mbështetjes së fermerëve. AZHBR-ja ka të gjitha grantet dhe fondet subvencionuese për bujqësinë dhe fermerët. Shumë herë grantet dhe subvencionet u jepen njerëzve të privilegjuar, ndërkohë, që nuk përfitojnë fermerët që zbatojnë teknologji bashkëkohore. 

Vetëm 10 % e grandeve dhe subvencioneve përfitojnë fermerët
Në një simpozium që organizoi PAA-ja, specialistë të Bujqësisë theksuan, se në Bujqësi nuk ka asnjë statistikë. E dyta, nga 25 milionë euro që është fondi vjetor I subvencioneve, faktikisht vetëm 5 milionë euro përfitojnë fermerët. Askush në AZHBR, sipas specialistëve, nuk shqetësohet, madje, përgëzohen, sepse fondet e tjera shpenzohen për të paguar …koncesionet e qeverisë. 

Fermeri: Nuk përfitoj grande, sepse zbatoj teknologji bashkëkohore


Fermeri merr refuzimin e shtetit prej 4 vitesh…sepse plotëson standardet evropiane!

Lutfi Gjeli, fermeri nga fshati Sheq Musalalaj në Fier, aplikon prej 4 vjetësh për subvencion, por asnjëherë nuk ka mundur ta përfitojë atë. Fermeri Gjeli kultivon domate për salcë. Prodhimin e shet në Itali. Përveç domates, kultivon edhe fruta e perime të tjera.

Ai ka 1 hektar e gjysmë tokë të mbjellë dhe plotëson kushtin për sipërfaqen prej jo më pak se 5 dynymë për të fituar subvencion, megjithatë Lutfiu thotë, se e kanë skualifikuar për shkak të fidanëve të domates që i blen në Itali, brenda standardeve evropiane. “Aplikova para 4 vitesh. Më nxorën në vendin e 24 në rang qarku, por në fund nuk më dhanë asnjë lek. Ishte më shumë për simpatizantët subvencioni. Unë kam një sipërfaqe të konsiderueshme dhe nuk përfshihem fare, nuk pranojnë as që të aplikoj”, tregon Lutfiu. Me gjithë vështirësinë e çmimeve të larta të pesticideve, frezimit dhe plugimit të tokës, nga aktiviteti i Lutfiut përfitojnë edhe disa familje në fshat. “Çmimi i plehut dhe pesticideve është i lartë, ndërsa cilësia e tyre lë për të dëshiruar. Punëtorët që punojnë te unë janë më mirë nga unë nga ana financiare. Unë punoj edhe me luleshtrydhe, por nuk i kanë futur luleshtrydhet në skemën e kreditimit”, shprehet fermeri. Lutfiu thotë se si ai, në Frakull ka shumë fermerë që nuk përfitojnë subvencion nga shteti, pavarësisht se i plotësojnë të gjitha kushtet për të përfituar nga skema.

Sigal