Azerbajxhani kërkon të arrestojë eurodeputeten qipriote, Eleni Theocharous

519
Sigal

Një ditë më parë Shqipëria shpalli person ‘non grata’ (të padëshiruar) eurodeputeten qipriote, Eleni Theocharous për nxitje të urrejtjes dhe pretendimeve territoriale, pas vrasjes së ekstremistit grek Kostandinos Kaçifas në Bularat. Në mars të vitit 2011, eurodeputetja qipriote u arrestua bashkë me tre eurodeputetë të tjerë nga ushtria turke, ndërsa zhvillonte një vizitë në Famagusta të Qipros për të parë gjendjen e monumenteve dhe të ndërtesave fetare. Ndërkohë në vitin 2017, Azerbajxhani ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për eurodeputeten që ishte mes 100 vëzhguesve nga 30 vende gjatë referendumit në lidhje me rajonin e Nagorni-Karabakh. Gjuha e Theocharous ka synuar nxitjen e urrejtjes, prishjen e rendit kushtetues, nxitjen e pretendimeve territoriale ndaj Shqipërisë. Sjellja e saj ka rënë për herë të parë në sy në një aktivitet në mbështetje të protestës për prishjen e ndërtimeve pa leje në Himarë, 2 vite më parë. “Gjendem mes greqizmit të Vorioepirit, i cili prek këto toka të shenjta të një vendi grek të lashtë, që ka ngelur jashtë kufijve të shtetit grek.”