‘Axhenda për integrimin, mbi çdo axhendë politike’: Kryemadhi pret ambasadoren kroate

497
Sigal

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka pritur në një takim në seli ambasadoren e Kroacisë, Bujas Juraga. Takimi u zhvillua me rastin e përfundimit të mandatit të zonjës Juraga në Tiranë. Në bisedë me ambasadoren kroate Bujas Juraga, Monika Kryemadhi u shpreh se Shqipëria në rrugën e saj drejt integrimit europian ka si shembull Kroacinë e cila u anëtarësua në familjen europiane me shpejtësi.

“Siç Kroacia gjeti rrugën e duhur dhe u anëtarësua me shpejtësi në BE, ashtu dhe ne duhet të ndjekim shembullin e saj, ku axhenda për integrimin europian duhet të jetë mbi çdo axhendë politike”, u shpreh Kryemadhi.