Axhenda – Kryeministri i Kosovës, Ramush Hardinaj, viziton sot Tiranën

567
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, do të vizitojë sot Tiranën, në të parën vizitë të tij jashtë shtetit që prej marrjes së detyrës.

Së bashku me delegacionin shoqërues, Haradinaj do të pritet në orën 10.00 në Pallatin e Brigadave, ku do të zhvillohet ceremonia ushtarake e mirëseardhjes.

Në orën 10.05, Haradinaj do të ketë takim me homologun Rama dhe më pas një takim dypalësh mes delegacioneve.

Në orën 11.00, do të zhvillohet takimi inaugural i Komisionit për organizimin e Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, nën kryesinë e dy Kryeministrave. 

Më pas në orën 11.30, dy Kryeministrat do të kenë një Konferencë të përbashkët për shtyp.

Kryeministri i Kosovës do të ketë gjithashtu takime me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta dhe kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçin.

Haradinaj pritet të takohet edhe me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.

Në varësi të axhendës, do të ketë edhe një takim mes Haradinajt dhe ish-kryeministrit shqiptar, Sali Berisha.
Sigal