Avokati nga SHBA dërgon mesazh për Ramën dhe Bashën: Soros të shpallet nongrata

621
Sigal

Peter Lumaj, avokati i njohur, ish-kandidat për guvernator dhe senator për Republikanët në SHBA, në një intervistë për një television në Shqipëri, thotë se Shqipëria duhet dhe do të bëhet. Avokati Lumaj thekson se Edi Rama duhet të ikë me emergjencë nga posti i kryeministrit ndërsa Lulzim Basha duhet të thellojë reformimin e PD, të forcojë lidhjet me Republikanët amerikanë dhe veçanërisht me diasporën, ku PD është jo fort prezente. Lumaj thotë se Basha dhe PD duhet të drejtojnë lëvizjen antisocialiste dhe t’i kërkojnë Parlamentit shpalljen non grata të Xhorxh Soros në Shqipëri. “Reforma në drejtësi duhet të formojë institucionet. SPAK dhe BKH duhet të përbëhen nga njerëz profesionistë, të ndershëm dhe jo nga të emëruar politik, sepse do të dështojnë”, thekson ai. Sipas tij, ndryshimet në Shqipëri, do të ndodhin shpejt, dhe shumë njerëz që kanë shkelur ligjin, do të ndëshkohen. Avokati Lumaj pohon se DASH ka informacione të detajuara dhe se ka dëshmi tronditëse për inkriminim të pushtetarëve dhe politikanëve, se si ushtria ruante parcelat e drogës dhe inkriminimin e pushtetarëve dhe zyrtarëve të lartë. Peter Lumaj: Duhet dhe do të ketë ndëshkime nga drejtësia, majtas dhe djathtas. Vetëm duke bërë drejtësi e shfrytëzuar potencialet mbarëshqiptare, kudo që të ndodhen, Shqipëria bëhet për gjashtë muaj pjesë e familjes evropiane. Ambasadorja e re do të mbërrijë shumë shpejt bën të ditur Lumaj. Shqiptarët në SHBA kërkojnë dhe po punojnë me miqtë e tyre amerikanë, për të ndryshuar këtë realitet të rëndë aktual. “Të gjithë të barabartë para ligjit dhe jo më qoka politike nëpër institucione”. Ky është një mesazh i avokatit të njohur që lajmëron se ngjarjet sapo kanë nisur.