Avokati i Rehovicës kërkesë KQZ për aktet e dosjes: Do ankimojmë vendimin në Administrative

579
Avokati i Gledjon Rehovicës të cilit iu hoq mandati i deputetit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në kuadër të ligjit të dekriminalizimit, ka reaguar ditën e sotme. Ai i ka bërë kërkesë KQZ-së që t’i japë aktet e dosjes në të cilat u bazua vendimi për heqjen e mandatit.
Avokati i Rehovicës tha se pasi të marrin vendimin e arsyetuar, ata do të bëjnë ankimimin e vendimit të KQZ-së në Gjykatën Administrative.
Gledjon Rehovicës, deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim për Beratin, iu hoq mandati nga KQZ në kuadër të ligjit të dekriminalizimit.
Sigal