Avokati i Popullit ngushëllon familjarët e personave, që raportohet se kanë humbur jetën

108

Reagon Avokati i Popullit  per situaten e veshtire te krijuar nga reshjet  e dendura qe pembyten vendin.

Ja mesazhi i plote i Avokatit te Popullit, z. Igli Totozani

Avokati i Popullit, z. Igli Totozani, shpreh keqardhjen më
të thellë dhe ngushëllimet më të ndjera për familjarët e personave, që
raportohet se kanë humbur jetën,  si
pasojë  e motit të keq,  që ka përfshirë vendin tonë.

Avokati i Popullit po ndjek me shqetësim situatën dhe  inkurajon 
e mbështet strukturat operacionale të emergjencave  në përpjekjet për të ndihmuar qytetarët e
prekur nga këto përmbytje. Ndërsa u bën thirrje banorëve në zonat e
përmbytura,  që të ndjekin udhëzimet e
institucioneve shtetërore përkatëse, për të kapërcyer këtë situatë të
vështirë.   

Avokati i Popullit , z. Igli Totozani  apelon drejtuesit e pushtetit vendor në zonat
e prekura nga reshjet e dendura të shiut dhe përmbytjet që të tregojnë vëmendje
maksimale për personat në nevojë , të pastrehët dhe të pamundurit.